Rama publikon pamjet nga rruga e re Peshkëpi-Selenicë, peizazh i bukur kodrinor-malor gjatë gjithë rrugës

2 Gusht 2022, 08:21| Përditesimi: 2 Gusht 2022, 08:29

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga rruga e re Peshkëpi-Selenicë, pjesë integrale e korridorit të ri të Lumit të Vlorës. Aksi i ri 105 km, njohur me emrin "Rruga e lumit të Vlorës" mundëson një udhëtim komod dhe panoramik.

Gjatë gjithë rrugës të shoqëron peizazhi i bukur, kodrinor-malor dhe kjo duket qartë edhe në pamjet që ka publikuar kryeministri Rama. Segmenti i fundit është terren malor, ndaj sugjerohet kujdes në lëvizje. Edhe pse rruga është e aksesueshme ende vazhdojnë punimet sidomos për sistemin e skarpateve nga Ura e Laskos deri në Qeparo. Rruga e lumit të Vlorës ka kushtuar 10.490 mld lekë dhe punimet kanë zgjatur afro 3 vite.

Ndërkohë për të shkuar në plazhet e jugut, Borsh dhe Qeparo tashmë nuk është e nevojshme të përshkoni kthesat e mundimshme të Llogorasë. Tashmë nga bypass i Vlorës e deri në Qeparo, përshkohet për një orë e 20 minuta.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?