Pamje nga ndërtimi i Unazës së Madhe

Politikë

Rama publikon pamjet nga ndërtimi i Unazës së Madhe: Punimet vazhdojnë me tre turne që ky segment të jetë gati në vjeshtë

5 Korrik 2021, 16:26| Përditesimi: 5 Korrik 2021, 16:32

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjat nga faza e parë e betonimit të soletës së tunelit në Unazën Verilindore Loti 2 në Tiranë.

Kreu i qeverisë shkruan se punimet do të vazhdojnë me tre turne pa ndërprerje që ky segment të jetë gati në vjeshtë për qarkullimin me lehtësi të automjeteve.

‘Sot në mëngjes filloi faza e parë e betonimit të soletës së tunelit në Unazën Verilindore, Loti 2! Punimet do të vazhdojnë me tre turne, pa ndërprerje, që ky segment të jetë gati në vjeshtë për qarkullimin me lehtësi të automjeteve në rrugët e kryeqytetit.’- shkruan Rama.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?