Pamje nga punimet në Portin e ri të Peshkimit

Rama publikon pamjet nga kantieri i portit të peshkimit në Durrës: Investim i rëndësishëm, do të integrohet me Portin e ri Turistik

13 Dhjetor 2022, 12:08| Përditesimi: 13 Dhjetor 2022, 14:13

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga kantieri për zgjerimin e kapaciteteve ankoruese në Portin e Peshkimit Durrës.

Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë thotë se ky investim është i rëndësishëm që po zbatohet nga Ministria e Bujqësisë dhe se vjen pas kërkesës së komunitetit të peshkatarëve.

Sipas Ramës Porti i Peshkimit do të integrohet me portin e ri turistik. Në këtë mënyrë ai do të bëhet i aksesueshëm nga banorët, vizitorët dhe turistët e Durrësit përmes një aksi këmbësor me njësi shërbimesh dhe Markatën e Peshkut.

“Ky është kantieri për zgjerimin e kapaciteteve ankoruese në Portin e Peshkimit Durrës, një investim i rëndësishëm që po zbatohet nga Ministria e Bujqësisë si reagim ndaj një kërkese këmbëngulëse të komunitetit të peshkatarëve. Porti i Peshkimit do të integrohet në vijim me Portin e Ri Turistik, duke u bërë i aksesueshëm nga banorët, vizitorët, turistët e qytetit bregdetar, përmes një aksi këmbësor me njësi shërbimesh dhe me Markatën e Peshkut, e cila përbën një atraksion më vete në qytetet turistike bregdetare”, shkruan Rama

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?