Politikë

Rama publikon pamje nga Thumana: 278 apartamente në 14 pallate dhe 155 banesa individuale janë në shërbim të banorëve

17 Gusht 2021, 08:08| Përditesimi: 17 Gusht 2021, 09:28

  • Share

Me pamje nga Thumana, ku shihen shtëpitë në rrjesht, kryeministri Edi Rama bën me dije se 278 apartamente në 14 pallate dhe 155 banesa individuale janë në shërbim të banorëve.

Kantieri i ri i Thumanës, Rama thotë se ka infrastrukturë moderne, shëtitore, terrene sportive, dhe qendër komunitare.

"Mirëmëngjes dhe me kantierin e qytezës së re të Thumanës, ju uroj një ditë të mbarë. 278 apartamente në 14 pallate, 155 banesa individuale, infrastrukturë moderne, shëtitore, terrene sportive, hapësira të gjelbërta, shkolla e kopshti “Ramazan Jangozi”, dhe qendër komunitare në shërbim të banorëve", shkruan Rama.

Thumana ka qenë një ndër zonat më të prekura nga tërmeti fatal i cili tronditi vendin tonë, 2 vite më parë, ku humbën jetën  51 persona dhe mbetën të plagosur shumë të tjerë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?