Karta e re e PS

Rama publikon Kartën e Re të anëtarësimit në PS-së dhe fton qytetarët: Përfshihuni në ripërtëritjen e familjes më të madhe politike të shqiptarëve

5 Mars, 08:28| Përditesimi: 5 Mars, 08:40

  • Share

Partia Socialiste ka nisur një tur takimesh në të gjithë Shqipërinë me organizatat e saj me në fokus anëtarësimet e reja brenda kësaj force politike.

Kryesocialisti Edi Rama teksa fton qytetarët të bëhen presë e PS-së, me qëllim ripërtëritjen e familjes së madhe politike të gjithë shqiptarëve siç e quan ai, ka publikuar edhe kartat e reja të anëtarësisë.

‘Mirëmëngjesi dhe me Kartën e Re të anëtarësimit në Partinë Socialiste, si edhe me ftesën që kush zgjedh PS-të përfshihet edhe në ripërtëritjen e familjes më të madhe politike të shqiptarëve, duke u bërë pjesë e saj për ta bërë këtë vend krenarinë tonë më të madhe, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë.’- shkruan Rama.

Kryesocialisti Rama ka kërkuar rienergjizim të të gjithë strukturave të PS, por edhe të gjithë procesit qeverisës. Më pas 15 mars-15 prill do të mbahen dhe zgjedhjet për kryetarët e degëve në PS.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • populli: 05/03/2024 12:04

    socialistet i masakrove ti, me keq se shpellari, kjo eshte karte anetaresimi satanisto rilindase !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?