Foto nga punimet

Rama publikon fotot nga punimet në aksin Maliq-Lozhan i Ri-Strelcië: përfundon pranverën e ardhshme, perspektivë e re për turizmin natyror

24 Maj 2023, 15:30| Përditesimi: 24 Maj 2023, 15:32

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë  të mërkurë ecurinë e punimeve nga kantieri i punës në aksin rrugor Maliq-Lozhan i Ri-Strelicë.

Rama shkruan se punimet do të përfundojnë pranverën e vitit të ardhshëm ndërsa shton se ndryshimet e reja do të jenë një ogur i mirë për turizmin natyror.

“Kantieri i punës në aksin rrugor Maliq-Lozhan i Ri-Strelcë, që pritet të përfundojë në pranverën e vitit të ardhshëm si një infrastrukturë e rëndësishme që do të përmirësojë ndërlidhjen e komuniteteve të kësaj zone me qendrat urbane, e do të nxjerrë në pah edhe një itinerar të ri rrugor, që kalon përmes një peizazhi fantastik, duke nxitur një perspektivë të re për turizmin natyror.”- shkroi Rama.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?