Rama publikon fotot nga instalacioni i 'bredhit metalik' në Malësi të Madhe: Një prej veprave të para të programit 'Art në hapësirat publike'

26 Shkurt 2023, 08:31| Përditesimi: 26 Shkurt 2023, 13:10

  • Share

Kryeministri, Edi Rama ka publikuar ditën e sotme foto instalacioni të një bredhi metalik të vendosur në Malësinë e Madhe.

Në postimin e bërë, Rama shkruan se instalacioni është një prej veprave të para të programit të ri të ministrisë së Kulturës, “Art në hapësirat publike”.

“Mirëmëngjes, dhe me një prej veprave të para të programit të ri të Ministrisë së Kulturës, “Art në hapësirat publike”, e vendosur në Malësinë e Madhe, në aksin kombëtar që lidhet me pikën kufitare të Hanit të Hotit, realizuar nga artisti Sadik Spahija, ju uroj një të diel të mbarë”-shkruan Rama.

Në qershor të vitit të kaluar, kryeministri Edi Rama bëri me dije hapjen e një fondi prej 200 milionë lekësh për 18 vepra arti për të cilat ministria e Kulturës do të hapë një konkurs ku pritet të marrin pjesë artistë të ndryshëm.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 27/02/2023 00:10

    Projekt idiot! Me kujton ironine e amerikaneve kur Disney hapi parkun e tij me //keshtjella// ne France.Me kujtohet kur thonin se Evropes nuk i mjaftojne kalate e keshtjellat e saj te verteta,por tani kishte dhe nje prej lodre! Keshtu dhe me kete bredh,sikur nuk ka mjaft Malesia e Madhe bredha natyrore,por tani i duhet dhe nje rrufepritese metalike qe te kujton xhunglen e antenave ne tarracat e pallateve dhe shtyllat e tensionit te larte,apo shtyllat e radio Tiranes!

    Përgjigju
  • Leonida: 26/02/2023 17:40

    Projekt i miremenduar shpresoj te kete sa me shume si keto vepra ne vend

    Përgjigju
  • Tea: 26/02/2023 17:39

    Investim i domosdoshem qe do i jape akoma e m shum zhvillim Shqiperise

    Përgjigju
  • Toni: 26/02/2023 16:56

    Hapesire shume e bukur per kete projekt

    Përgjigju
  • Ani: 26/02/2023 16:56

    Investim fantastik

    Përgjigju
  • Olti: 26/02/2023 14:13

    I lumshin duart ato artisti qe e ka menduar ta ngrej kete projekt!

    Përgjigju
  • Aktivisti: 26/02/2023 13:24

    Sa fillojn shkruajn njerzit realitetin opaaa dalin bubuzhelat patronazhist nga vrymat dhe leshojne silurat me bravo.KIM JONG LESH MADE IN BANGLADESH

    Përgjigju
  • Kloi: 26/02/2023 11:48

    po e zbukuroni shqiperine dita dites

    Përgjigju
  • Ekonomia: 26/02/2023 11:46

    Bravo, keshtu krijohen vende pune. Do marri rroge pastruesi qe do hipi maje bredhit per te pastruar “halat” nga pluhuri e smogu dy here ne vit. Do marri rroge edhe mjeku qe do qepe e ngjise shoferet qe do aksidentohen duke pare “bredhin” anes rruges se makinave. Po, me shume gjasa, bredhi do shitet per skrap ne Elbasan nese eshte material metalik.

    Përgjigju
  • Henri: 26/02/2023 11:39

    sa i bukur ky projekt

    Përgjigju
  • Kejsi: 26/02/2023 11:32

    Vepra te tilla vetem sa e zbukurojn akoma me shume kete vend.Ju lumte per punen qe po beni

    Përgjigju
  • Arla: 26/02/2023 11:31

    Sa te bukur jeni duke e bere shqiperin me te tilla vepra.

    Përgjigju
    • @Aria: 26/02/2023 13:07

      O bangladeshas që shkruan me google translate na lër rehat në hallet tona se babai im e ka pensionin më të vogël se bai yt në Bangladesh

  • Eris: 26/02/2023 11:11

    Ja te vij Sulua i pire spate edhe ti futet rrethit mes permes sic ndodh shpesh nga pijaneca ose dogagjinj.Investim i bukur por jo praktike.Me mire me peme natyrale te pakten shtohet pastertia e ajrit

    Përgjigju
  • Joni: 26/02/2023 11:07

    Vepra artistike te cilat asnjeher nuk dalin nga preferncat e popullit

    Përgjigju
  • klodi: 26/02/2023 11:01

    shqiperia jone e bukur

    Përgjigju
  • Tekniku: 26/02/2023 10:03

    Sa tall ....et ky Edi Rama. I madh është!

    Përgjigju
  • Natyra: 26/02/2023 10:00

    Ore nuk na duhen Bredha metalikë...,po bredha natyralë...pemë të vërteta...!!! Si në Tiranë,mbill pemë e bredha natyralë,në Tiranë të pastrojnë ajrin,dyfishohet sipërfaqen e mbjellë me pemë në Parkun e Liqenit të Tiranës,edhe tarraca e Digës së Liqenit e poshtë mbillet me Ullinj a Agrume...!! ..

    Përgjigju
  • Braceziu: 26/02/2023 09:48

    Se nuk ka bredh taman se beton e hekur do korrupsioni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?