Foto nga punimet

Rama publikon fotografi nga kantieri i rrugës Porto Romano-Durrës: Kanë përfunduar shtresat asfaltime në lotin 3! Do lehtësohet ndjeshëm trafiku

23 Dhjetor 2022, 18:51| Përditesimi: 23 Dhjetor 2022, 18:56

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotografi nga punimet e rrugës Porto Romano-Durrës. Nëpërmjet një postimi në Facebook, kreu i qeverisë shkruan se në lotin 3 kanë përfunduar shtresat asfaltime dhe rruga po bëhet gati për vijëzimin përfundimtar.

“Ky investim me gjatësi rreth 6 km është pjesë e aksit të ri rrugor që lidh autostradën Tiranë-Durrës me zonën e Porto Romanos, një projekt që do të lehtësojë ndjeshëm trafikun dhe do të jetë në funksion të Parkut Energjitik, Portit Industrial, si dhe zonave të lira ekonomike, pa harruar edhe lagjen e re të Rilindjes pas tërmetit në zonën e Spitallës”, shkruan Rama.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?