Rama publikon foto: Shkolla e re e biçikletave për fëmijët e çdo grupmoshe drejt përfundimit

24 Dhjetor 2023, 17:27| Përditesimi: 24 Dhjetor 2023, 17:33

  • Share

Fëmijët e çdo grupmoshe në Tiranë do të kenë mundësi së shpejti që të mësojnë biçikletën. 

Kryeministri Edi Rama teksa ka publikuar foto, përmes një postimi në rrjetet sociale bën me dije se, shkolla e re e biçikletave në kryeqytet është drejt përfundimit.

"Shkolla e re e biçikletave në kryeqytet për fëmijët e çdo grupmoshe drejt përfundimit", shkruan Rama.

Përmes kësaj hapësirë ngjitur me Air Albania Stadium fëmijët do të edukohen me rregullat bazë të sjelljes qytetare të sigurisë rrugore. Rama publikoi foto nga ky ambient i ri, i projektuar dhe investuar me kujdes, ku gjenden të gjitha elementet e nevojshme të sinjalistikës që shërbejnë jo vetëm për të mësuar fëmijët merregullat e qarkullimit por që ofron dhe shumë relaks dhe argëtim.

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • shqip: 26/12/2023 17:11

    Ide shume e bukur dhe pune e bukur. bravo

    Përgjigju
  • Bello ma':: 25/12/2023 01:02

    Mbill pemë e sa më shumë pemë Mesdhetare Autoktone...,vendos Paneli Solari në Tarraca e bëj parkime underground me çmimin e bashkisë jo të konçensionarëve!

    Përgjigju
  • Sulltani: 24/12/2023 21:41

    Beton edhe aty ku mund të mbillje shumë pemë Mesdhetare..., a të bëje një Parkim underground...!

    Përgjigju
  • redi: 24/12/2023 17:50

    DSHPTR ja eshte kthyer ne institucionin me modern te shtetit , kjo dhe me modern Izumi no e arkitektures se drejtoruve rajpnale Ashby dhe per kete ambient praktike per femijet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?