Pamje nga punimet në Vermosh

Rama publikon foto nga punimet në Vermosh: E pandalshme ambicia për të zhvilluar turizmin malor

10 Nëntor 2023, 18:19| Përditesimi: 10 Nëntor 2023, 18:31

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto të punimeve që po kryhen në Vermosh ndërsa shprehet se gjithnjë e më shumë turistë vendas dhe të huaj i kanë preferuara bukuritë që ky vend ofron. Sakaq kreu i qeverisë shkruan se ambicia për të zhvilluar më tej turizmin malor është e pandalshme.

"Nga puna në Vermosh, një tjetër zonë magjepsëse e preferuar gjithnjë e më shumë nga turistët vendas e të huaj falë bukurive të rralla që ofron, me ambicien e pandalshme tonën për të zhvilluar më tej edhe turizmin malor duke shndërruar Shqipërinë në një perlë të turizmit gjithëvjetor", shkruan Rama.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?