Rama publikon bilancin e turistëve: Përveç vizitorëve besnikë nga Kosova, italianët ishin surpriza e vitit

18 Dhjetor 2023, 14:37| Përditesimi: 18 Dhjetor 2023, 14:41

  • Share

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka publikuar bilancin e turistëve, të cilët kanë vizituar Shqipërinë, duke e cilësuar si më pozitivin e shënuar.

Kreu i qeverisë ka theksuar se deri në nëntor të vitit 2023, numërojmë 9,54 milionë vizitorë të huaj dhe në dhjetor vazhdojë sërish të tjerë.

Sipas Ramës, përveç vizitorëve besnikë nga Kosova, italianët kanë qenë surpriza e këtij viti, me 872 mijë vizitorë dhe shtete të tjera si Mali i Zi, Spanja dhe Gjermania.

“Bilanci më pozitiv i shënuar ndonjëherë sa i përket numrit të turistëve, ku deri në nëntor të vitit 2023, numërojmë 9,54 milionë vizitorë të huaj, ndërsa dhjetori vazhdon të sjellë ende flukse mysafirësh nga të gjitha vendet e botës, që duan ta shijojnë Shqipërinë edhe në dimër.

Përveç vizitorëve besnikë nga Kosova që zënë peshën kryesore të hyrjeve turistike, duke u rikthyer disa herë brenda vitit, italianët kanë qenë surpriza e këtij viti, me 872 mijë vizitorë, Mali i Zi, Spanja, Franca e Gjermania me rritje rekord, e po ashtu Shqipëria po vizitohet gjithnjë e më shumë nga turistë që vijnë nga Turqia, Kina, e vendet nordike”, ka shkruar kryeministri.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • dule: 18/12/2023 17:32

    Leri turistet po nxirr numrin e atyre qe nuk kane buke te hane!!!

    Përgjigju
  • Finland: 18/12/2023 16:59

    Mesa duket duhet per 2-3 qytete te finlandes linja direkt me shume drejt shqiperise pse jo nga muaj maj 2024 ti kete dy her ne jave linja direkt Tirana - Finland veres ne 2-3 Qytete , edhe nordiket po ashtu pse jo edhe nga Islanda keto lloj turistesh kane potencial sidomos ne jug vendit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?