Rama propozon ish-kreun e
SHISH ambasador në NATO

13 Nëntor 2017, 17:00| Përditesimi:

  • Share
Ish- kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika është propozuar nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për ambasador në selinë e NATO-s.

Propozimi i shefit të qeverisë i është dërguar Presidentit Ilir Meta, ndërsa pritet vendimi nëse do të dekretohet ose jo. Visho Ajazi Lika dha dorëheqjen pak ditë më parë nga posti i kreut të SHISH, ndërsa në vendin e tij është komanduar Helidon Bendo. 

Emërimi i ish-kreut të SHISH në postin e ambasadorit në NATO ishte përfolur pas dorëheqjes së Visho Ajazit si pjesë e marrëveshjes së mirëkuptimit me kryeministrin Rama. 

Aktualisht këtë post e mban Leonard Demi i emëruar rreth 4 vite më parë nga presidenti i asaj kohe Bujar Nishani me propozim të Ramës.

Profil/ Kush është Visho Ajazi Lika
Visho Ajazi dha dorëheqjen nga posti i kreut të SHISH në 30 tetor, ndërsa ishte emëruar në vitin 2012 nga Sali Berisha.

Visho Ajazi është i diplomuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë. Në fillim të viteve '90 u emërua diplomat dhe sekretar i parë në Ambasadën Shqiptare ne Arabinë Saudite. Ndërsa gjatë drejtimit të SHISH nga Bashkim Gazidede, Visho Ajazi Lika mori postin e Drejtorit të Shërbimit të Jashtëm deri në 1997.

Më pas u largua për pak kohë drejt Kanadasë ku mori edhe shtetësinë, ndërsa me ardhjen në pushtet të PD u rikthye sërish në Shqipëri.  Gjatë qeverisë “Berisha 2” ai mbajti postin e zëvendësministrit të Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin, ndërsa në 2012 u emërua shef i SHISH.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?