Takimet e Bashës/ Rama: E njëjta skemë si para disa vitesh, me demek ia ndalojnë makinën spontanisht dhe e presin si dhëndër! Komike, por e rrezikshme

20 Mars 2021, 14:23| Përditesimi: 20 Mars 2021, 18:00

  • Share

KUKËS- Takimet e kryedemokratit Lulzim Basha, kryeministrit Edi Rama i ka cilësuar komike ku “pritet si dhëndër i bukur”, por që në ditët e sotme janë shumë të rrezikshme për shkak të grumbullimeve të mëdha në kohë pandemie. Ai ironizoi duke thënë se këto pritje i duken si të para disa viteve më parë, me flamuj e brohorima për kundërshtarin, duke shtuar se ndjen keqardhje.

Kreu i qeverisë nuk i ka kursyer sulmet edhe për kundërshtarët e tij politikë, duke i përmendur edhe me emër një e nga një, duke thënë se në ndryshim nga skuadra e tij, nuk dinë të bëjnë asnjë punë. Ndalur te skuadra socialiste për 25 prillin, Rama tha se i kanë dhënë kuksianëve emrat më të mirë që kur ai ka marrë drejtimin e PS-së.

Ai e ka cilësuar 10 vjeçarin e ardhshëm si “dekada e shqiptarëve”, ku ka reaguar sërish edhe për provokimin e bërë nga presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.  “Është ngërçi i Serbisë jo i yni. E ardhmja e shqiptarëve është në duart tona. Kam shumë besim që përtej ngatërresave që bëjmë po me duart tona duke penguar veten hera-herës kjo dekadë do jetë dekada e shqiptarëve”, tha Rama nga Kukësi.

Nisur nga fakti që ishte në Kukës, kreu i qeverisë nuk nguroi të përmendte Aeroportin, si një nga arritjet e tij, e për ata që thonë se “shqiptarët nuk kanë bukë të hanë”, Rama iu përgjigj me një metaforë. “Aeroportet janë fabrika buke”, tha Rama.

Lista e PS-së për Kukësin
1.      Gerta Duraku
2.      Petrit Malaj
3.      Halim Dauti

Ora 14:50
Rama: Ku shkohet me Mesilën, Dulen, Palokën e me radhë? Dash Shehi është i lezetshëm deri te gota e 2-të

 

Kryeministri Edi Rama nga Kukësi ka sulmuar sërish kundërshtarët e tij politik.

“Një parti që humb që ti të humbasësh shanse, kjo vite, ndikon në jetën tënde drejtpërdrejte, e habitshme me tifozllëk , njeriu ku voton duhet të bëjë një zgjedhje, është njësoj sikur bën kur zgjedhje elektricistin në shtëpi, apo me çdo zanatçi tjetër, ti zgjedh atë që ta bën më mirë atë punë, nuk nisesh me kë është. Ku shkohet me Mesinë, Dulen, Palokën, vetëm për punë nuk janë, se po të ishin do i kishin bërë, domethënë për të pirë një gotë me ulli, natyrisht që Dash Shehi është i lezetshëm, por deri te gota e dytë, jo te gota e tretë se nuk kuptohet”, tha Rama.

Ora 14:50
Takimet e Bashës/ Rama: E njëjta skemë si e para shumë viteve, me demek ia ndalojnë makinën spontanisht dhe e presin si dhëndër i bukur

1616247984_RAMA3.jpg

Kryeministri Edi Rama i është rikthyer takimeve elektorale të kryedemokratit Lulzim Basha, duke i quajtur komike, nëse nuk do ishte e rrezikshme për qytetarët. Ai tha se skema e këtyre takimeve është e njëjtë me atë të viteve më parë.

“Duhet të shmangin tundimin që të grumbullohemi dhe të ekzaltohemi sepse është e rrezikshme, kur ne po vaksinojmë dhe duam të rrisim vaksinimin, është e domosdoshme që të respektojmë rregullat, të tregojmë përgjegjshmëri dhe të jemi forca e shembullit. Është e pakuptimtë që vazhdon harbimi i dasmorëve nëpër rrugët e Shqipërisë, Lulit me demek ia ndalojnë makinën në mënyrë spontane, dhe e ngrenë në makinë si dhëndri i bukur, ndërkohë që skema është e njëjta me sharje, flamuj që nuk i adresohen dhëndrit, por ne. Nuk ka mundësi që dikush që pretendon që të qeverisë vendin të sillet si Borati me kamerat e filmit që në një situatë do të ishte komike po të mos ishte rrezik për qytetarët. Sidoqoftë rrugët e komunikimit dhe mundësia për të folur me njerëzit janë aty të panumërta dhe duke menduar që kryesorja e kryesoreve është sfida e triumfit mbi armikun e padukshëm”, tha Rama.

Ora 14:43
Rama për provokimin e Vuçiç: Përtej ngatërresave që bëjmë me duart tona, kjo do jetë dekada e shqiptarëve

Kryeministri Rama e cilësoi provokimin e Vuçiç si një ngërç të Serbisë dhe u shpreh i bindur se përtej ngatërresave që bëjmë po me duart tona kjo dekadë do jetë dekada e shqiptarëve

“Është ngërçi i Serbisë jo i yni. E ardhmja e shqiptarëve është në duart tona. Kam shumë besim që përtej ngatërresave që bëjmë po me duart tona duke penguar veten hera-herës kjo dekadë do jetë dekada e shqiptarëve”, tha Rama nga Kukësi.

Ora 14:31
Rama: Kemi caktuar datën për uljen e avionin të parë në aeroportin e Kukësit për të sjellë ato që më kanë sharë nga Londra

Kryeministrit Edi Rama ka bërë me dije se është caktuar data kur do të ulet avioni i parë në aeroportin e Kukësit. Sikurse e ka bërë me dije më herët, në fluturimin e parë do të jenë demokratët në Londër që të vijnë të votojnë për PD në 25 prill.

“E ardhmja e Kukësit është turizmi. Kemi caktuar edhe datën për uljen e avionit të parë në Kukës dhe për të sjellë ata nga Londra që më kanë sharë e përqeshur. Shumë kush na thotë ç’na duhen portet dhe aeroportet, ne duam burg, së pri për bukë shqiptarët nuk kanë vdekur për burg që nga koha e Skënderbeut, por nëse i referohemi bukës i metaforw që ka të bëjë me mirëqenien dhe sigurinë, aeroportet janë fabrika buke. Krijojnë kushtet për të pasur mundësi ofertash të të gjitha natyrave për ta. Është fakt i njohur që një aeroport 1 euro e shpenzuar 23 euro të kthyera në një periudhë afatmesme”, tha Rama.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Era: 21/03/2021 06:21

    Kur flet ky surrat patatja me xhufka.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?