Politikë
Drejt Punës

Rama prezanton Portalin Kombëtar të Punësimit: Punë të denjë dhe të ardhme të sigurt, një tjetër risi digjitale

23 Qershor 2021, 08:34| Përditesimi: 23 Qershor 2021, 10:03

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar mëngjesin e sotëm Portalin Kombëtar të Punësimit, ndërsa shprehet se kjo është një risi digjitale të cilën e konsideron si vendtakimi mes punëkërkuesve dhe punëdhënësve.

"Mirëmëngjes dhe me risinë tjetër digjitale, Portalin Kombëtar të Punësimit, vendtakimi mes punëkërkuesve dhe punëdhënësve, ju uroj një ditë të mbarë. ***për punë të denjë dhe të ardhme të sigurtë, kliko në http://www.puna.gov.al/", tha Rama.

Agjencia Kombetare e Shoqërisë së Informacionit me këtë platformë mundëson për herë të parë një sistem dhe infrastrukturë që i përgjigjet tregut të punës, punëkërkuesve dhe punëdhënënësve. Portali i lançuar sot nga Rama, është platforma që i përgjigjet çdo kërkesë të tregut. Aktualisht në portal janë 1470 oferta punësimi në 65 qytete të Shqipërisë

Një mundësi tjetër punësimi që është shpalosur së fundmi nga Rama është edhe platforma "Gati për Shqipërinë". Përmes kësaj platforme u jepet mundësia të rinjve që kanë përfunduar studimet me rezultate të larta, në mënyrë që të shpalosin projekte dhe ide për mandatin e 3, veçanërisht në disa sektorë të shpallur prioritet nga qeveria, siç janë dixhitalizimi dhe modernizimi i shërbimeve.

Deri më tani qindra të rinj i janë bashkuar tashmë nismës ‘Gati për Shqipërinë’, dhe janë zhvilluar disa takime mes tyre dhe Ranës deri më tani.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?