Kandidatja e PS në Kukës, Gerta Duraku

Rama prezanton kandidaten, Duraku: Dua të jem zëri i kuksianëve në parlamentin shqiptar

18 Mars 2021, 09:30| Përditesimi: 18 Mars 2021, 09:36

  • Share

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e tij me një video-prezantuese, të njërës prej kandidateve të Partisë Socialiste në Kukës, Gerta Duraku.

Rama ka zgjedhur që një pjesë të kandidatëve për deputet të Partisë Socialiste t'i prezantojë përmes rrjeteve sociale.

Ajo shprehet se i është bashkuar PS, pasi është një familje e madhe që bashkon në gjirin e saj njerëz me vlera dhe dëshirë të madhe për punuar për të kontribuuar në zhvillimin e Shqipërisë.

“Duke u kapur fort pas rrënjëve të mia unë dua të jem zëri i kuksianëve në parlamentin shqiptar.”, tha ajo.

 “Kam mbaruar studimet e larta në Tiranë për Financë Kontabilitet. Gjatë studimeve jam angazhuar në bizneset e familjes dhe direkt pas përfundimit të studimeve kam marrë drejtimin e këtyre kompanive. Vendosa t’i bashkohem PS sepse është një familje e madhe që bashkon në gjirin e saj njerëz me vlera dhe dëshirë të madhe për punuar për të kontribuuar në zhvillimin e Shqipërisë. Duke u kapur fort pas rrënjëve të mia unë dua të jem zëri i kuksianëve në parlamentin shqiptar”, tha Duraku.

Gerta Duraku është renditur e para në listën e kandidatëve të Partisë Socialiste në Kukës.

 

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?