Politikë

Rama me aplikantët e rinj për platformën 'Gati për Shqipërinë', batuta për 'njeriun e zemrës': S'ka rëndësi nëse i keni treguar prindërve, e rëndësishme që ai të jetë mirë (VIDEO)

22 Qershor 2021, 10:17| Përditesimi: 22 Qershor 2021, 12:42

  • Share

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme sesionin e pestë me aplikantët për platformën ' Gati për Shqipërinë'. Ai është prezantuar me një pjesë të të rinjve që kanë aplikuar në këtë platformë dhe nje CV të shkurtër të tyre.

"Prezantimi i një grupi tjetër aplikantësh për nismën Gati Për Shqipërinë. Ky cikël sesionesh online sipas fushave, na mundëson njohjen me të interesuarit dhe eksplorimin së bashku të mundësive e formave të bashkëpunimit me ta. Ndërkohë aplikimet vazhdojnë të priten në adresën Gati për Shqipërinë në kryeministria.al", shkruan Rama.

Në fund të komunikimit, Rama shkëmbeu edhe batuta me ta duke i "ngacmuar" për "njeriun e zemrës".

" Shumë faleminderit dhe një herë dhe çdo të mirë për të gjithë ju dhe familjet tuaja dhe për këdo ju do zemra, ia keni treguar apo nuk ia keni treguar prindërve kjo nuk ka rëndësi, rëndësi ka që ta keni mirë atë që ju rreh zemra kur e mendoni", tha ai, duke shkaktuar shumë të qeshura.

 

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?