Kryeministri Edi Rama

Rama pret në kryeministri ministrin Balla dhe disa deputetë, diskutohet për projektbuxhetin e vitit 2024

24 Tetor 2023, 17:36| Përditesimi: 24 Tetor 2023, 17:41

  • Share

Këtë të martë (24 tetor) kryeministri Edi Rama ka zhvilluar në kryeministri një takim pune me zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, kreu i grupit socialist Bledi Çuçi, kryetarja e komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka dhe deputetët Damian Gjiknuri dhe Toni Gogu, ishin pjesë e takimit me kreun e qeverisë.

Bëhet me dije se gjatë takimit është diskutuar mbi paketën e re të ndryshimeve që do të shtrohen për diskutim në Kodin Penal, përfshirë propozimet e ministrit Taulant Balla.

Gjithashtu, në takimin me kryeministrin Rama është diskutuar edhe mbi projektbuxhetin e shtetit për vitin 2024. Projektbuxheti pritet të miratohet në fillim të muajit nëntor në Këshillin e Ministrave dhe më pas do t’i dërgohet për shqyrtim në Kuvend.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Olsi: 24/10/2023 20:04

    Shpresojme te kete lajme pozitive nga ky takim

    Përgjigju
  • Vini: 24/10/2023 18:46

    Shpresojme per lajme te mira

    Përgjigju
  • Elsa: 24/10/2023 18:27

    Me parate e shtuara ne buxhet mos harroni shperblimin e pensionisteve ne fundvit.

    Përgjigju
  • Ani: 24/10/2023 18:17

    Qeveri e cila punon me plane e projekte te mirefillta per zhvillimin e ketij vendi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?