Rama: Presim negociata në qershor! Rijetëzimi i ‘Procesit të Berlinit’ i mirëpritur dhe i domosdoshëm

11 Prill 2022, 18:52| Përditesimi: 11 Prill 2022, 19:37

  • Share

 

Kryeministri Rama në konferencën për shtyp me Kancelarin tha se Shqipëria pret hapjen e negociatave me Bashkimin Europian në Qershor.

"Ishte vërtet kënaqësi të merrja ftesën tuaj dhe të ritakoheshim pas një takimi të parë në qytetin e mrekullueshëm të Hamburgut. Nga ana tjetër jam shumë i inkurajuar nga biseda me Kancelarin sepse gjeta një gatishmëri inkurajuese të tij dhe të Gjermanisë për të shtyrë me më shuëm vendosmëri procesin e integrimit europian të Ballkanit Perëndimor, duke filluar nga përmbyshja e një faze të procesit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut që shpresojmë të ndodhë në qershor. E çmojmë shumë konsideratën e qeverisë federale për progresin që ne kemi bërë por jemi edhe të vetëdijshëm që kemi shumë për të bërë në të gjitha drejtimet.

Për ne procesi i integrimit europian nuk është një proces për të shkuar në Evropë por për të ndërtuar një Shqipëri me standarde e BE, dhe këtë ia detyrojmë fëmijëve tanë. Sigurisht që ne kemi tërësisht në një linjë me Kancelarin, sikundër e gjithë BE, në raport me agresionin rus mbi Ukrainën. Ne i dënojmë njëzëri krimet mizore që po kryhen atje dhe kërkojmë armëpushim sa më të shpejte dhe negociata sa më të vërteta që të përfundojë ky kalvar që po shkatërron jetën e miliona njerëzve, që po bën reale atë që ne mendonim se nuk do përsëritej kurrë më, një luftë në Evropë.

Së treti, vlerësoj dëshirën e tij për t’i dhënë një impuls të ri Procesit të Berlinit, që e ka sot më të domosdoshëm se kurrë një përshpejtim të ri. Unë e informova Kancelarin edhe për ‘Ballkanin e hapur’ që nuk është gjë tjetër vetëm një përpjekje për ta jetësuar Procesin e Berlinit”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama në Gjermani! Kancelari: Rijetëzim Procesit të Berlinit, zhvillon ekonominë e rajonit! Kryeministri: Në qershor presim negociatat, nëse jo kërkojmë ndarjen nga Maqedonia e Veriut


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?