PD premton uljen e kontributeve dhe rritjen e pensioneve, Rama: Jepet sapun për djathë që ta hajë kush ta hajë

6 Shkurt 2021, 10:37| Përditesimi: 6 Shkurt 2021, 11:05

  • Share

 

I pyetur për rritjen e pensioneve, Kreu i qeverisë Rama nga Gjirokastra ka cekur edhe premtimin e Bashës në programin ekonomik të PD. Kryeministrit përsëriti shembullin se kësaj i thonë se 'do të ulet prodhimi i qumështit, dhe të rritet prodhimi i djathit'

 “PD mund të rris pensionet sa hap e mbyll sytë, madje të ul sigurimet dhe të rris pensionet. Duke ulur prodhimin e qumështit, duke rritur prodhimin e djathit. Ka një formulë se si mund  të ndodhi kjo. Ai që të jepet për djathë, në fakt është sapun. Kush ta marri ta marri, kush ta hajë ta hajë, Po e hëngri shumica, ‘fiton Shqipëria’. Ne e kemi rritur listën e barnave të rimbrueseshme. As këtë dhe as atë që themi s’dua që të jenë si tema fushatë, pasi nuk jemi në fushatë. Atë do ta bëjmë se jemi para popullit në funksion të zgjedhjeve.”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama nga Gjirokastra: Marrëveshje me Turqinë për investime për restaurimet në objektet e trashëgimisë kulturore! Emiratet e Bashkuara, projekt për Përmetin


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?