Rama poston videon nga kantieri në Thumanë: Rindërtimi vijon! Së shpejti nisin të hidhen themelet e pallateve

1 Nëntor 2020, 10:07| Përditesimi: 1 Nëntor 2020, 10:31

  • Share

Kryeministri Rama e ka nisur këtë të dielë me një video nga rindërtimi i Thumanës, pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.

Ai shprehet se puna vazhdon intensivish në kantierin e Rilindjes së Thumanës, ku pas konsolidimit të truallit me shtresa të posaçme dhe shtrirjes së rrjeteve të infrastrukturës rrugore e nëntokësore, ka nisur puna për banesat individuale.

"Vazhdon intensivisht puna në kantierin e Rilindjes së Thumanës, ku pas konsolidimit të truallit me shtresa të posaçme dhe shtrirjes së rrjeteve të infrastrukturës rrugore e nëntokësore, ka nisur puna për banesat individuale në bashkëpunim me Fondacionin "Firdeus", e së shpejti nisin të hidhen me fondet e qeverisë edhe themelet e pallateve (ku do të përfshihet edhe kontributi i Behgjet Pacollit), shkollës, kopshtit, ambulancës, njësisë shërbimeve publike si edhe qendrës së re komunitare së bashku me terrenet sportive e parqet" - shkruan Rama.

Kantieri i ndërtimit në Thumanë

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Daniel: 01/11/2020 13:18

    Aq vent i vogel per te nderuar dhe ato tre rrugica si kan ber dot drejt por i kan ber si syt e vet shtremba shtremba

    Përgjigju
  • Bes: 01/11/2020 12:09

    Lagje re po rruget si rrugica po mire me nuk kishte mundesi te behej 10m rruge me nga 4m trotuar nga te dyja anet pastaj ndertimi objektit pse ndertohet sikur me qen fshat turistik 3m rruge apo kap nje projekt falas zbatoje. Katrahure totale.

    Përgjigju
  • Katnari: 01/11/2020 11:52

    Ndertimi eshte duke perfunduar, dhe themelet kane mbete per tu mbaruar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?