Rama poston videon e protestuesit të Berishës që gris flamurin serb:  Unë tradhtar dhe ky patriot i bie? Zot ruaje Shqipërinë nga të marrët

20 Dhjetor 2021, 18:53| Përditesimi: 20 Dhjetor 2021, 18:54

  • Share

Kanë qenë të shumta kritikat drejtuar kryeministrit Edi Rama sot nga mbështetësit e Sali Berishës, të cilët u ngritën në protestë për të kundërshtuar ardhjen e Presidentit Serb në Shqipëri, Aleksandar Vuçiç në kuadër të nismës 'Open Balkan'.

Atyre që e kanë quajtur 'tradhtar', Rama i është përgjigjur me videon e njërit prej protestuesve të Berishës i cili shihet teksa gris e më pa si vë flakën flamurit serb.

"Unë tradhtar dhe ky patriot i bie apo jo? Zot ruaje Shqipërinë nga të marrët", shkruan Rama në videon e postuar në "Tik Tok".


Lajmi kryesor:

Protesta e Berishës kundër Vuçiç, Rama: Nuk isha hero në Beograd e nuk jam tradhtar tani! Turpin do ta mbajnë ata që e kanë, jo unë e qeveria ime


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?