Kronikë

Rama poston pamjet nga ura më e lartë në Shqipëri: Edhe pak durim për Rrugën e Arbrit

1 Prill 2021, 19:05| Përditesimi: 1 Prill 2021, 21:22

  • Share

Rruga e Arbërit po merr formë. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga ura "Fshat",  ku kalon "Rruga e Arbrit", ndërsa kërkon edhe pak durim për ndërtimin e kësaj të fundit.

Rama shkruan se ura "Fshat" është ura më e lartë në Shqipëri (157 m) dhe një nga më të lartat në rajon, ndërsa shton se me përfundimin e kësaj ure dhe me ndihmën e baypasit të Murrizit, tanimë i gjithë aksi i rrugës së Arbrit është i lidhur

"Rruga Arbërit, Ura Fshat

Ja edhe ura më e lartë në Shqipëri (157 m) dhe një nga më të lartat në rajon!

Për këtë vepër shumë komplekse u desh të hapen fillimisht, tuneli 3 dhe 4, që pastaj të ngriheshin themelet e saj.

Me përfundimin e kësaj ure dhe me ndihmën e bajpasit të Murrizit, tanimë i gjithë aksi i rrugës së Arbrit është i lidhur

Edhe pak durim dhe ëndrra 100 vjeçare e dibranëve do të jetë realitet i prekshëm nga të gjithë", shkruan Rama.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?