Ura e bypassit të Vlorës

Politikë

Rama poston foton: Lidhet edhe ura e fundit e bypassit të Vlorës

1 Korrik 2021, 15:22| Përditesimi: 1 Korrik 2021, 15:29

  • Share

Sot është lidhur edhe ura e fundit e bypassit të Vlorës, ndërsa lajmim e bën me dije kryeministri Edi Rama teksa ka publikuar një foto.

Më herët Rama kishte deklaruar se synim ishte që kjo urë të bëhej e kalueshme në mes të korrikut dhe si duket qëllimi është arritur.

Punimet për baypass-in e Vlorës janë në përfundim, ndërsa pritet të hapet në mënyrë provizore duke i shërbyer sezonit veror për të lehtësuar trafikun e rënduar që krijohet nga Radhima deri tek Kalaja në Vlorë.

Bypass-i i Vlorës ka një gjatësi prej 29 kilometrash, nis në fundin jugor të autostradës Levan-Vlorë dhe përfundon në lindje të Orikumit ku bashkohet me rrugën nacionale Orikum-Sarandë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?