Edi Rama

Rama përball Bashën me fakte: Investimet në bujqësi e blegtori rritje 165%  në financime direkte

10 Tetor 2020, 08:22| Përditesimi: 10 Tetor 2020, 08:24

  • Share

Kryeministri Rama e ka nisur ditën me një krahasim të investimeve në bujqësi ndër vite. Dje, kryedemokrati Basha ishte në një takim me fermerët në Fier dhe Lushnje ku hodhi akuza mbi qeverinë se ka lënë pas dore sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë. Ai u premtoi se me ardhjen në pushtet do të vendosë 100 mln euro subvencione në vit për fermerët ndërkohë 50 mln euro në vit për infrastrukturën e zhvillimit rural.

Por kryeministri Rama përmes një postimi në Facebook ka publikuar disa shifra që sipas tij janë investuar në këto dy sektore. Ai thotë se në vitin 2012 masat direkte të financimit për bujqësinë arrinin në 5.5 mln euro ndërsa në vitin 2020 buxheti arrin në 9.1 mln euro. Rritja është 165 %. Kryeministri shkruan se Basha është VIP i trenit të vjetër të opozitës.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjes dhe me pasagjerin e këndshëm VIP të trenit të vjetër të opozitës, si edhe pasqyrën e vetëm disa fakteve mes të djeshmes e të sotmes në Shqipërinë bujqësore, ju uroj një shikim e fundjavë të këndshme.

Në 2012 masat direkte të financimit për bujqësinë arrinin në 5.5 mln euro ndërsa në vitin 2020 buxheti arrin në 9.1 mln euro. Rritja është 165 %.

Në vitet 2008-2012 investimet në pika grumbullimi ishin 0, ndërsa nga viti 2013-2020 janë 123 përfitues me një shumë prej 20.8 mln euro.

Në vitin 2012 pika grumbullimi në Fier ishin 0 investime ndërsa në vitet 2013-2020 janë 31 përfitues me një shumë prej 7 mln euro.

Vetëm në vitin 2020 mbështetja direkte për qarkun e Fierit janë 860 mijë euro për 754 fermerë. Për mbështetjen

Raporti i Komisionit Europian thotë se implementimi i programit IPARD në Shqipëri pati një fillim të mirë të të gjithë kontratave të nënshkruara, ashtu si dhe vlerave respektive të kontraktuara. Autoritetet kombëtare mobilizuan burime për të shmangur tërheqjen e fondeve nga programi IPARD 2 në fund të 2019.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Demiri: 10/10/2020 12:44

    Shteti I Rames mashtron

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?