Rama: PD e papërgjegjshme
s'pranon arritjet në shëndetësi

2 Nëntor 2017, 11:30| Përditesimi:

  • Share
Kryeministri Edi Rama e cilëson histori suksesi reformën në sistemin shëndetësor, ndërsa akuzave të opozitës për "babëzi qeveritare" iu përgjigj se ata nuk janë të përgjegjshëm për ato që thonë.  

Kreu i qeverisë theksoi se sot qytetarët marrin shërbim shëndetësor falas falë realizimit 100% të programit për koncesionet në shëndetësi si check-up dhe hemodializa, shërbime këto të cilat ofrohen falas. 

"Shqipëria nuk është e Edi Ramës, por është e atyre që jetojnë në këtë vend. Se për çfarë do të mbahet mend Shqipëria kjo është përgjegjësi e përbashkët e të gjithëve. Dallimi i madh mes nesh është se ju nuk mbani përgjegjësi. Ju nuk keni asnjë ndjenjë përgjegjësie në raport me këtë vend me këtë popull dhe edhe më keq akoma as në raport me ata të cilët kani marrë përsipër t'i përfaqësoni. 

Dallimi mes nesh dhe jush, babëzia qeveritare ka realizuar 100% programin për koncesionet në shëndetësi. Nuk është babëzia po ndjenja e përgjegjësisë për t'i shërbyer qytearëve duke i garantuar kontrollin bazë shëndetësor falas. Qytetarët e këtij vendi deri dje duhej të paguanin nga xhepi, sot e bëjnë falas dhe mund ta bëjnë çdo vit falas. 

Po të kishit përgjegjësi, nuk duhet ta përbaltit këtë shërbim. Kjo babëzi, siç e quani ju, për shkak se ju mungon përgjegjësia për çfarë thoni, ka garantuar shërbimin falas në kushte optimale me standarde europiane të të gjithë atyre që kanë nevojë për hemodializë, të cilët deri përpara vënies në funksikon të këtij shërbimi falas, duhet të bënin udhëtime tre herë në javë për në Tiranë dhe duhet të mbanin radhën me tre turne, me shpenzime transporti dhe me gjithë stresin e lodhjen që krijon për një të sëmurë me dializë. 

Në spitale ishin velgat e ndryshkura që nga koha e dashurisë shqiptaro-kineze, ne i nxorëm për skrap. Ju nuk keni përgjegjësi për ato që thoni, i thoni në mënyrë mekanike si robot, janë tre shërbime falas ku shteti paguan, privati shërben dhe qytetari përfiton"
, tha Rama. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?