Rama pas kritikave nga disa parlamentarë në KiE: Nuk tërheq asnjë fjalë nga ajo që thashë, jam gati të përballem me debat

12 Tetor 2022, 16:48| Përditesimi: 12 Tetor 2022, 18:31

  • Share

 

Disa prej parlamentarëve të pranishëm në Këshillin e Evropës, kryesisht nga vende që nuk e njohin Kosovën, kritikuan fjalën e Ramës si të tepruar. Një prej kritikëve më të fortë ishte një deputete nga Serbia e cila tha se raporti është i Këshillit të Evropës dhe jo serb apo rus. Rama u përgjigj që anjë fjalë nuk do të hiqte nga ato që tha dhe se është gati për debat.

“Nuk jam i sigurt, së paku për ata që shprehen parehatinë e tyre në lidhje me fjalën time, nëse e kuptuan vërtet për çfarë po flisja. Lexojini sërish e sërish që të gjejnë mijëra arsye pse jam këtu. Besoj se një prej virtyteve të institucioneve demokratike është të jetë i përulur kur sheh nga vetja dhe për të pasur pjesën e duhur të autokritikës. Nuk i akuzova për asgjë paraardhësit e tyre. Nëse bëhet fjalë për të votuar edhe unë do ta votoja por kanë kaluar 11 vite dhe asgjë nuk është vërtetuar.

Kolegia serbe e tronditur? Sigurisht që e kuptoj. Serbisë do t’i duhet kohë.  Nuk erdha këtu për t’i munguar respekt Serbisë, ka shumë njerëz në Shqipëri e Kosovë që mendojnë se unë jam agjent serb por jam krenar që i shërbej të vërtetës. Unë pretendoj se jap të vërtetën e kombit tim, që e përfaqësoj me krenari. Vëreni veten mbi çdo shqiptar që përballen me këtë paragjykim, që shqiptarët edhe kur luftojnë me armiqtë merren me trafikun e organeve njerëzore. Nuk tërheq asnjë fjalë nga ajo që thashë. Nëse doni ndonjë debat jam i lumtur të rikthehem”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama në KiE: Raporti i Dick Marty, 'Fake news' më i rëndë në histori që baltos luftën e një kombi për liri! Zhbëjeni tani, për Evropën, për drejtësinë (VIDEO)


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?