Rama paralajmëron fashë për energjinë gjatë verës: Nisim diskutimin, pritet rritje e konsumit ! Tabaku: Fitove zgjedhjet dhe po rrit çmimin

25 Maj 2023, 16:27| Përditesimi: 25 Maj 2023, 16:39

  • Share

Kryeministri Edi Rama, gjatë ditës së sotme në Kuvend, paralajmëroi sërish vendosjen e fashës për energjinë elektrike gjatë muajve të verës. Në fjalën e tij, Rama tha se vlera që paguajnë familjet nuk është vlera reale e faturës, pasi qeveria po mbron familjet. Ai tha se gjatë verës do të rritet konsumi për energji elektrike dhe prandaj do të ulen të diskutojnë sërish për fashën e energjisë.

“Ajo që paguajnë familjet nuk është vlera reale e faturës. Familjet shqiptare dhe biznesi i vogël paguan ekzaktësisht sa paguante me çmimin përpara krizës. Ka rënë çmimi i energjisë në tregun ndërkombëtar, por nuk është kthyer aty ku ishte dhe qeveria ka pasur dhe ka vullnetin e plotë që të vazhdojë të paguajë, ndërkohë që me ardhjen e verës, konsumi do të rritet në mënyrë të ndjeshme përsëri dhe ne do të duhet të hapim diskutimin e fashës”, tha Rama.

Një reagim pas deklaratës së Ramës, erdhi nga deputetja demokrate Jorida Tabaku, e cila shkruan se pasi fitoi zgjedhjet, kryeministri po sheh rritjen e energjisë me për 95% të shqiptarëve.

“KM pasi kaloi lumin e zgjedhjeve lokale ndjehet i sigurt për të kaluar rritjen e çmimit të energjisë për 95% të shqiptarëve. Ironike! Nga vjet çmimi energjisë veç ka rënë! Të gjithë flasin për diversifikim portofoli të energjisë, qeveria flet për rritje çmimi! Qeveria e pakicës”, shkruan Tabaku.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Italia si moter: 25/05/2023 20:06

    E moj tabakse nuk te pelqen ngritja e energjise ?Ne pensionistet nuk harçojme me shume se 400 kv ne muaj ju qe keni vila duhet te paguani . Ky eshte kapitalizmi ,me vile u bere do qe edhe te mos paguash ?prandaj i nderron fustanet zotrote ,me canta te shtrenjta per te shitur pordhe ,por nuk ja u blen kush ,populli ju a dha pergjigjen .Me Edi Ramen ndryshoj Shqiperia dhe nen drejtimin e tij dp ndryshoj akoma me shume ,ju jeni partia me e degjeneruar ,ju jeni partia e krimineleve dhe hajduteve .

    Përgjigju
    • Sadete: 26/05/2023 08:54

      Nuk merem me politik,jam thjesht nje Mami,per familjen time,nuk kam rrok ,nuk kam fustane me.shtepiake jam.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?