Fredi Beleri, Edi Rama, Jorgo Goro

Rama paralajmëroi zëvendësimin e Goros në bashkinë e Himarës, Beleri nga burgu: Kryetar i përkohshëm duhet të jetë një nga këshilltarët e zgjedhur

24 Dhjetor 2023, 14:06| Përditesimi: 24 Dhjetor 2023, 18:43

  • Share

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka reaguar në lidhje me deklaratën e Edi Ramës për nevojën që të ketë një zgjidhje sa i takon drejtimit të bashkisë së Himarës pasi Jorgo Goro nuk mund të qëndrojë më si kryebashkiak.

Nëpërmjet një deklarate nga qelia e burgut, Beleri me ironi tha se deklarata e Ramës për situatën në bashkinë e Himarës është një hap drejt realitetit. Ndërsa shtoi se Rama kërkon të vërë një kryetar të përkohshëm, theksoi se nëse një gjë e tillë ndodh mundet të jetë një nga këshilltarët bashkiakë pjesë e listës së koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’.

“Kryeministri shqiptar Edi Rama me postimin e tij në rrjetin X më 22 dhjetor 2023 hodhi dy hapa shumë të rëndësishëm drejt realitetit. Shtatë muaj pas zgjedhjeve bashkiake ai mësoi se qytetarët e Himarës më zgjodhën mua (1) për kryetar bashkie dhe (2) e dërguan në shtëpi kryetarin e mëparshëm që ishte i zgjedhuri i tij.

Menjëherë pas njoftimit, Rama, njeriu që në një origjinalitet demokratik global qëndroi kryetar bashkie për kaq shumë muaj, pavarësisht se kishte humbur zgjedhjet bashkiake, nxitoi të shpallte “dorëheqjen”. Ai në fakt nuk dha dorëheqjen, por hoqi dorë nga posti i tij i humbur prej kohësh. Në fund të fundit, ai ishte një kukull.

Përshëndes hapat e rëndësishëm të Edi Ramës drejt realitetit. Por është një gjysmë hapi në lidhje me atë që duhet të bëjë menjëherë. Jam i informuar se kërkon të vendosë dikë tjetër kryetar të përkohshëm. Madje ai ka përmendur në postimin e tij se do të ndjekë “praktikat më të mira europiane”. Unë e ndihmoj atë në kërkimin e tij duke vënë në dukje sa vijon:

Kushdo që merr detyrën e kryetarit të përkohshëm deri në lirimin dhe betimin tim, duhet të jetë një nga këshilltarët e fraksionit bashkiak me të cilin fituam zgjedhjet komunale të majit 2023. Ai nuk mund të jetë pa lidhje me votën e popullit të Himarës kundër zgjedhjeve të fundit bashkiake dhe shumë më shumë nuk mund të jetë nga një zonë tjetër jashtë bashkisë së Himarës. Kështu thonë “praktikat më të mira evropiane”. Çdo përpjekje e Ramës për të “mbjellë” një të zgjedhur larg zgjedhjeve të Himarës është në kundërshtim me parimet demokratike dhe thelbësisht e gabuar.

PS: Shtatë ditë pas rrëzimit të kërkesës sime për leje të posaçme, Edi Rama si zëdhënës i Gjykatës lëshoi vendimin. Unë, nëpërmjet avokatëve të mi, nëntë ditë më vonë nuk e kam marrë vendimin në duart e mia. Si e ka gjetur vendimin Rama kur nuk është palë në proces? A shkoi gjyqtari i “paanshëm” te Rama dhe i dha vendimin?”- thuhet në deklaratë. 

Në një reagim të bërë ditë më parë, Rama u shpreh se Jorgo Goro nuk mund të qëndrojë më në krye të bashkisë së Himarës duke paralajmëruar kështu zëvendësimin e tij duke përdorur praktikat më të mira ligjore të Bashkimit Europian pasi edhe vendimin e GJKKO për të mos lënë Belerin të betohet e cilësoi si korrekt nga ana ligjore.

Ora 18:37
Goro mohon dorëheqjen, Dule për mediat greke: Rama do emërojë një tjetër kryebashkiak në vend të Belerit në Himarë

1703439964_vangjelduleok.jpg

Mediet greke e ka bërë fakt të kryer se kryetari bashkisë Himarë, Gjergj Goro ka dhënë dorëheqjen, ndonëse ai vetë e ka mohuar një gjë të tillë në një reagim në Report TV duke nënvizuar se vijon të jetë në krye të detyrës.

Zërat i ka shtuar edhe Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, përmes një regimi për mediet greke konkretisht në një intervistë për “SKAI.gr”, Dule ka deklaruar se Goro ka dorëzuar të premten, 22 dhjetor, dorëheqjen e tij nga drejtimi i bashkisë.

“Sajtet e lajmeve në Shqipëri prej dy-tre orësh flasin për dorëheqjen e kryebashkiakut të dështuar në zgjedhjet e 14 majit, zoti Goros, i cili ka dorëzuar mbrëmë dorëheqjen në prefektin e qarkut. Po i hapet rruga zbatimit të planit të Ramës, që nuk është gjë tjetër veçse emërimi i një kryetari të ri bashkie, një zgjidhje që nuk legalizohet as nga Kushtetuta e Shqipërisë”, është shprehur Dule.

Dules ka shtuar më tej në median greke se qeveria do të vijojë me emërimin e kryetarit të ri të bashkisë në Himarë, duke anashkaluar Fredi Belerin.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Maks: 25/12/2023 08:41

    Ky dulja spiuni i janulles dhe asfalis greke eshte me antishqiptari qe jetone shqiperi Pieteni dulen me cfar paresh ka bere pallatin ne golem te kavajes dhe ne token e kujt ka ndertuar

    Përgjigju
  • Iris: 25/12/2023 03:02

    D.m.th.Ali Baba Beleri i votave na kerkoka ne krye te Himares te vendoset nje nga 40 /bashkepuntoret/ e tij qe t'ja mbaje karrigen te ngrohte sic e mbajti Mona per Like Floririn karrigen e kryetarit te LSI,ose te vazhdoje te zbatoje /udhezimet/ e Athines!! Ceshtja mund te zgjidhet shume lehte-zgjedhje speciale vetem per zonen elektorale ku te marrin pjese te gjitha partite qe duan te garojne dhe fituesi t'a mbaje postin e bashkiakut deri sa te zgjidhet ceshtja e Belerit ne gjyq.Nese Beleri del i pafajshem,fituesi i zgjedhjeve speciale te leshoje postin,ne te kunderten te qendroje deri ne zgjedhjet e ardhshme lokale.

    Përgjigju
  • Pilurioti: 25/12/2023 00:22

    Ne do ta bec Himaren Lulen e mesdheute co Sokol Kananin birrin trrim te Vlorese dhe te PS dhe do ta shikoce

    Përgjigju
  • Arben: 24/12/2023 21:18

    Ne qofte se kryetaret do zgjidheshin nga keshilli bashkiak, nuk do kishim probleme te tilla. Mjafton te ndryshohet ligji zgjedhor, te zgjidhen nga populli vetem keshillat bashkiake dhe ato te zgjedhin kryetaret me pas.

    Përgjigju
  • Himarioti: 24/12/2023 19:29

    Sipas legjislacionit Shqiptare Goro mund te qendroj ne zyre deri sa te zgjidhet ceshtja. Keshtu ka bere dhe Voltana Ademi. Vetem po dha doreheqje vetem

    Përgjigju
  • Arbëri: 24/12/2023 14:26

    E njejta politik rrënuese si e vucicit fashist serborus, as një dallim nuk e kan. Shqipëria sot është pjesë përbërse e serborusis fashiste, mjerim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?