Kryeministri Edi Rama

Rama: Pagat e ushtrisë ishin një arsye për t’u ndjerë keq, sot në të njëjtin nivel me rajonin! Do t’i rrisim drejt mesatares së NATO-s

11 Prill 2023, 10:05| Përditesimi: 11 Prill 2023, 10:11

  • Share

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për rritjen e pagave, ndërsa kësaj here është ndalur tek rritja e pagave të ushtrisë. Kreu i qeverisë shkruan se pagat e ushtrisë ishin një arsye për t’u ndjerë keq për trupat e Forcave të Armatosura, por thotë se me këtë rritje tashmë pagat do të shkojnë në të njëjtin nivel me ato të vendeve të rajoni. Por, rritja për këtë kategori nuk do të ndalet këtu. Kryeministri thekson se synojnë që pagat e ushtrisë t’i çojnë drejt mesatares së NATO-s.

“Pagat e Ushtrisë Shqiptare ishin për një kohë të gjatë një arsye për t’u ndjerë keq për trupat e Forcave të Armatosura, por s’kishim asnjë rrugë tjetër përveçse të çonim përpara me këmbëngulje e durim ndryshimet e domosdoshme, pa të cilat pagat nuk mund të rriteshin siç e duhej dhe siç e dëshironim të gjithë. Tanimë kushtet kanë ndryshuar shumë dhe ushtarakët tanë nuk janë më të fundit e rajonit për nivelin e pagave të tyre, përkundrazi, ata kanë paga ndër më të lartat të cilat do të vazhdojmë t’i rrisim drejt mesatares së NATO-s", shkruan Rama. 

Brenda harkut kohor të një vitit, Rama shkruan se paga mesatare do të shkojë në 900 euro. Kreu i qeverisë nënvizon se kjo do të ndodhë vetëm falë rritjes së të ardhurave për shkak të rritjes ekonomike që ka përfshirë vendin sidomos vitin që lamë pas, duke theksuar rekordin në eksporte, turizëm. Një tjetër arsye sipas Ramës është edhe forcimi i shtetit dhe uljes së korrupsionit në tatime e dogana.

"PAGAT E REJA, falë të cilave paga mesatare në Shqipëri thuajse dyfishohet duke arritur majën historike të 900 Eurove në 2024, janë frut i një përpjekjeje të gjatë, këmbënguljeje e durimi të madh për reforma të vështira e masa të domosdoshme për ekonominë dhe për financat tona, rritjeje të të ardhurave falë rritjes së ekonomisë, tregtisë, investimeve publike e private, rritjes së prodhimit e të eksporteve, modernizimit të sistemit të mbledhjes së taksave përmes kompjuterizimit të transaksioneve në kohë reale, lehtësimit e rritjes së shpejtësisë së shërbimeve për biznesin falë digjitalizimit të tyre, forcimit të shtetit në tërësi dhe uljes së ndjeshme të korrupsionit në tatime e dogana, po mbi të gjitha, PAGAT E REJA janë frut i punës sonë të përbashkët, të çdo shqiptari e shqiptareje, që në shtet a në privat, kontribuon për ekonominë shqiptare me punën e vet”, shkruan Rama.

Paga mesatare në vend do të shkojë nga 563 euro në 900 euro. Ndërkohë paga miniamle nga 34 mijë lekë ka shkuar në 40 mijë lekë. Rritja e pagave do të shtrihet në dy faza. Brenda këtij muaji, me vendim të Këshillit të Ministrave, do të rritet paga për punonjësit e arsimit, shëndetësisë, zjarrfikësve, si edhe për policinë e Shtetit, Burgjeve dhe Gradës. Ndërkohë, në fazën e tjetër do të rritet paga për administratën, pasi projektligji të kalohet në Kuvend.

TABELA E NDRYSHIMIT TË PAGAVE
PAGA MESATARE
 ishte 563 euro- Bëhet 900 euro
ADMINISTRATA PUBLIKE: Nga 49 000 lekë - Bëhet 81 000 lekë
MËSUESIT E ARSIMIT BAZË: Ishte 74 000 lekë - bëhet 95 000 lekë
MËSUESIT E CIKLIT TË MESËM: Mbi 1 milionë lekë
PEDAGOGËT: Paga bazë rritet + 20%
INFERMIERËT: Paga bazë 87 000 lekë, me shtesat mbi 90 000 lekë

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mondi: 11/04/2023 14:24

    Rritja e ketyre pagave eshte nje lajm shume i mire per te gjithe ushtaraket

    Përgjigju
  • Rea: 11/04/2023 14:06

    Ndersa opozita me kandidatin Kellici fiton terren me "transport falas", kreu i organizates korruptivo-mafioze Rama, me nxitim nis operacionin "administrata" qevme gjasa e kishte rujt per vete ne zgjedhjet e pergjithshme. Nuk flet per pagat ne pergjithesi ne sektorin publik dhe privat por per "shtetin". Shkurt, duke premtuar dyfishim te rrogave ne menyre qe te ndikoje per te siguruar voten e tyre. Nje administrate qe eshte e kapur totalisht nga kleptokracia ramiste, me bashkeshorte, femije, nipa e mbesa pra ne nje "rreth" te mbyllur patronazhistesh. Sic thote dhe gazetari Burimi ne vendet autokritike te ballkanit qeveriset me nen 50% te votuesve. Edhe ky meduza shqiptare njesoj vepron:duke korruptuar dhe mbeshtetur fort administraten e tij prej 200.000 individesh e cila ka potencial deri te gjeneroje deri me 800.000 vota.

    Përgjigju
  • URIM: 11/04/2023 13:58

    RESPEKT

    Përgjigju
  • taulant: 11/04/2023 12:22

    E vertete dhe arritet tja rrisni ashtu sic e meritojne

    Përgjigju
  • mela: 11/04/2023 12:17

    nje vlersim per te gjithe punonjesit e ketij vendi

    Përgjigju
  • titi: 11/04/2023 12:15

    bravo i qoft rrespekte

    Përgjigju
  • ela: 11/04/2023 11:54

    ushtria dita dites e jo vetem po vleresohet per punen sa te bukur aq edhe te veshtire qe kane

    Përgjigju
  • ama: 11/04/2023 11:52

    sot kush pu non po vleresohet nga qeveria Rama

    Përgjigju
  • ARI: 11/04/2023 11:09

    administrata shteterore per shkak te pages se ulet eshte ne nivelin me te ulet.shteti qe duhet te jete rregullator dhe kontrollor i cdo mekanizmi ,ka sot punonjes te paafte..dhe ata qe jane te afte kane ulur rendimenti ne 50% per shkak te mosvleresimit. shkurt shteti sot eshte ne nivel shume te dobet dhe kjo do sjelle pasoja shume shpejt. per kedo flitet per rritje pagash por sot ne xhep skane asgje punonjesit e administartes. inxhiniert qe kudo ne bote jane truri i zhvillimit jane lene pa vlere reforma e pagave duhet te shoqerohet me shkurtime ne administrate dhe largim te militanteve.shteti duhet te jete vlere..jo ushtri delesh

    Përgjigju
  • Arbërori: 11/04/2023 10:56

    O idiot po kujt po i shet pordh o tradhtar shqipfolës

    Përgjigju
  • O ti: 11/04/2023 10:24

    Sot s'po gjeni puntorë per biznesin, nesër do i kerkoni qeverisë se s'po gjeni nuse.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?