Qendra e re shëndetësore numër 1 në Tiranë

Rama nxjerr video nga qendra e re shëndetësore në Tiranë! Pacienti: Është një kontrast i madh

15 Janar 2021, 08:21| Përditesimi: 15 Janar 2021, 08:23

  • Share

TIRANË- Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama e ka nisur me një video nga qendra e re shëndetësore numër 1 në Tiranë. “Një kontrast i madh”, thotë një nga pacientet.

Ndërkohë që , personeli mjekësor shprehen se iu është plotësuar një ëndërr, që të punojnë në një ambient që i ka të gjitha kushtet.

“Është një kontrast i madh”, tha një pacient.

“Janë si ajo është që ka një njeri për të punuar në një ambient që i jep kënaqësi”

“Siç mund ta shikoni dhe vetë që në hyrje përmbushen të gjitha standardet e një politeknike”

“Jemi shumë të kënaqur që tashmë ëndrra jonë u realizuar”, shprehen disa nga infermierët.

Nga ana tjetër, Rama shkruan thjesht “pa koment”.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?