Rama nxjerr video nga punimet në rrugën e Arbrit: Brenda muajit asfaltohen 10 km të para, të punësuar 500 persona

15 Qershor 2020, 08:30| Përditesimi: 15 Qershor 2020, 08:58

  • Share

TIRANË- Rruga e Arbrit ka qenë në qendër të vëmendjes së kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar një video nga punimet. Rama ka bërë me dije se brenda këtij muaji, do të asfaltohen 10 km e para, e ndërsa punimet do të mbylln brenda verës së vitit 2021, ku rruga do të bëhet e aksesueshme për të gjithë.

"Brenda muajit do të asfaltohen 10 km të para. 500 punonjës dhe mbi 200 mjete të tonazhit të rëndë janë angazhuar në këtë proces. Rruga e Arbrit pritet të jetë e aksesueshme brenda verës së vitit 2021", shkruan Rama.

Rruga e Arbrit pritet t’i shkurtojë 100 kilometra Tiranës, Dibrës dhe Shkupit. Kjo rrugë ka 7 tunele me gjatësi totale 8.5 km nga të cilat janë hapur plotësisht 5 tunele. Një volum i madh pune është kryer për ndërtimin e katër urave kryesore.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tutu: 15/06/2020 08:53

    Hap rrugen e Levanit dhe Vlore Orikum se po hane dynjane mileti.. sa per ate rrugen qe thua ti nuk i plas bytha njriu... pese vete do kalojne...ajo behet sa per te vjedhur nje dore para...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?