Politikë

Rama nxjerr pamjet me dron nga sheshi 'Shqiponja': Pas hapjes së tunelit nr.4 u lehtësua qarkullimi, shumë shpejt pritet të hapet tuneli nr.3

30 Mars 2021, 16:02| Përditesimi: 30 Mars 2021, 16:15

  • Share

Hapja e tunelit nr.4 tek rrethrrotullimi ‘Shqiponja’ ka lehtësuar tashmë trafikun. Kështu ka bërë me dije kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar disa foto me dron nga Dogana, ndërkohë që ka lajmëruar se shumë shpejt do të hapet tuneli nr.3 i cili do të lehtësoje qarkullimin e automjeteve nga Durrësi në drejtim të zonës së Astirit.

‘Pas hapjes së tunelit Nr.4 që ndikoi në lehtësimin e qarkullimit të mjeteve, së shpejti do të bëhet edhe hapja e tunelit Nr.3 i cili do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve nga Durrësi në drejtim të zonës së Astirit dhe krijojë kushtet për përshpejtimin e ndërtimit të tuneleve të tjera në proces.’- shkruan Rama.

Prej ditësh krijohen radhë të gjata makinash, tek hyrja e Tiranës nga ana e Durrësit, në sheshin "Shqiponja’, por hapja e tunelit nr. 3 do të lehtësojë qarkullimin e mjeteve.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emigranti: 30/03/2021 17:21

    Me gjithe keto ndertime ne infrakstrukture Rruge Shtepia Hotele kopshte Shkolla nga Qeveria e tanishme Po shikojme nje Ngjashmeri te papare ne vendin ku jetojme ne Asnje ndryshim Shqiperia jone e dashur dhe e pa haruar Sikur te gjitha Qeverite e meparshme qe nga 1990 te kishin punuar si kjo qeveria e Edi Rames me plot gojen e themi Cfare Ka Zvicra me shume se ne Tani me keto Lulezime te papara

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?