Ura e Vashës

Rama nxjerr pamjet e Urës së Vashës në Rrugën e Arbërit: Punë e kryer për së mbari

23 Shkurt 2021, 16:10| Përditesimi: 23 Shkurt 2021, 16:23

  • Share

Rruga e Arbërit po merr formë. Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të Urës së Vashës, ku shihet se kanë përfunduar punimet për ndërtimin e saj, duke shtuar se puna është kryer për së mbari.

'Ura e Vashës në Rrugën e Arbërit punë e kryer për së mbari'- shkruan kreu i qeverisë.

Ura e Vashës është një nga veprat e ndërtuara në projektin e Rrugës së Arbërit, dhe është 152 metra e lartë. Ura e Vashës ka gjashtë harqe, është 316 metra e gjatë, është e gjitha e përfunduar.

Ura e Vashës ka marrë formë të plotë me bashkimin e shpateve të malit. Në dy anët e saj gjenden tunele. Pranë urës së vashës ndodhet një tjetër urë e ngjashme, ajo e fshatit, e cila lidh dy shpate mali, që vazhdojnë direkt me tunele.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 24/02/2021 02:20

    Eshte rregull shkencor qe njihet ne te gjithe boten: mbi ura temp.eshte gjithmone me e ulet dhe ne kohe ngricash,ose shirash behen me te rrezikshme,dhe ky fenomen ndodh ne te gjitha urat,ne te gjitha lartesite,me ose pa pranine e tuneleve.Per kete, pyesni fizikanet,ose ekspertet e urave e te motit,do t'ju jepnin te njejten pergjigje.Puna eshte qe shqipot ose jane injorante,ose nuk pyesin per ligj natyre e shkence dhe kane per te bere aksident,si ne mes te dimrit,si ne mes te veres,si esell,si te dehur.Duhet qe ne skajet e ures,te vendoset ndonje gje,pervec tabelave qe t'i beje makinat te ngadalsohen,ndryshe ka per te pasur viktima.Dhe kjo te filloje me paralajmerime,1-2 km para tuneleve,nuk do ishte keq qe te ishte dhe ndonje postbllok policie i perhershem,qe t'i detyronte te ulnin shpejtesine.

    Përgjigju
  • Ta rras lala: 23/02/2021 20:12

    O njeri i mir Drini në Bot ka ura 300 metra të larta që bashkojn dy shpate mali e tempraturat në dimër shkojn -30 grad e skan ndodh aksidente në kto ura. Arqitekti që bën urën ka bër 16 vjet shkoll e e ka përcaktuar çdo gabim nga më i vogli e deri te i madhi. Prandaj haroje ktë merak që ke ti por thuaj ta gëzoin Shqiptarët ktë vepër të gjigandit Rama. Rofsh o Drin për mirkuptimin.Respekt

    Përgjigju
  • ymeri: 23/02/2021 20:03

    ASHTU eshte drin mund te ngrije shume shpejt ne dimer sepse ka korente ajrore,,,,aty mjetet duhet te ecin me 20 km//ore maksimumi....

    Përgjigju
  • Bravoo: 23/02/2021 17:58

    Gjigandi Rama!

    Përgjigju
  • Drin: 23/02/2021 17:15

    E bukur ura por mbart shume rrezik. Problemi qendron tek pozicioni ndermjet tuneleve. Ne dimer kur temperaturat ulen nen zero, ura do te jete e ngrire (per nga lartesia mbi nivelin e detit), drejtuesit e automjeteve duke levizur ne tunel qe mbetet i ngrohte ne brendesi edhe ne dimer, do te genjehen e duke levizur me shpejtesi do te perfundojne befas ne akullin e ures e nuk perjashtohet te fluturojne prej saj. Pra bukuri me zarar!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?