Si duket nga aeroporti i Kukësit

Rama nxjerr foto nga aeroporti i Kukësit: Vitin tjetër nisin fluturimet, pasagjerët e parë do i zgjedh vetë kush e ka sharë më shumë këtë projekt

19 Qershor 2020, 08:05| Përditesimi: 19 Qershor 2020, 08:10

  • Share

KUKËS- Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me disa foto se si do të duket aeroporti i Kukësit, me premtimin se vitin e ardhshëm do të nisin fluturimet.

Rama jep edhe një lajm, pasagjerët e parë në këtë avion do të përzgjidhen në një mënyrë krejtësisht ndryshe. Do të jenë miqtë e kryeministrin në Facebook, që e kanë sulmuar më së shumti këtë projekt.

"Mirëmëngjes me disa pamje nga projekti i Terminalit të Aeroportit Ndërkombëtar të Kukësit, ku vijon intensivisht puna me objektivin që vitin e ardhshëm të ulim ''Migjenin'' me grupin e parë të pasagjerëve, të cilët do të përzgjidhen mes atyre miqve të kësaj faqeje, të cilët e kanë përqeshur më shumë këtë projekt dhe s'më kanë lënë gjë pa thënë nga Londra", shkruan Kryeministri Edi Rama.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • popo: 19/06/2020 17:02

    Po ndonje jeshillek nuk do vini brenda apo nuk rriten lule ne Kukes.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 19/06/2020 16:39

    I modh je Edo.Zap po I bo gjith maloket. Ta kan fryken sa ska

    Përgjigju
  • Ema: 19/06/2020 15:35

    Edi Rama mos bej publicitete per aeroporte por te na thot pse nuk lejohen te vin avjon nga shtetet e tjera pervec air albanias. Kemi pre bileta per te ardhur ne muajin korrik me shoqerin easyjet dhe sot na kan njoftuar qe udhetimet jan anulluar nga qeveria shqiptare dhe fluturimet kryhen vetem me air albania qe i ka cmimet ne qiell. Ju lutem gazetareve te kryejn verifikime se jan shum shqiptare edhe nga vende te tjera ne europ e nuk munden te kthehen nga cmimet e larta te shoqeris shqiptare

    Përgjigju
  • Eri: 19/06/2020 12:10

    Do voten e kuksianve tani se andej do te filloj rrenimi o kryeminister legen

    Përgjigju
    • Eri top sheqeri: 19/06/2020 15:17

      Po pse eshte legen ai ?

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?