Rama në familjen 11 anëtarëshe me bonus qiraje: Vitin e ri e prisni në shtëpinë e re! Muret e izoluara, nuk dëgjohet 'tërmeti' nëpër dhoma

7 Mars 2020, 10:38| Përditesimi: 7 Mars 2020, 13:51

  • Share

MAMINAS - Familja Baruti prej 11 anëtarësh, tashmë janë akomoduar në një shtëpi me qira në zonën e Maminasit, pasi banesa e tyre u dëmtua nga tërmeti. Në një vizitë që bëri në familje këtë mëngjes, kryeministri Edi Rama tha se në maj do të dilet në terren për të bërë shtëpitë e reja në kuadër të rindërtimit, ku tha se ajo banesë do të jetë më mirë se shtëpia që kishin. 

Bonusi i qirasë është përfituar nga Bashkia e Shijakut.

Kryefamiljari: Të ka rënë peshë e rëndë
Rama: Po tani për pesha të rënda jemi ne, se për pesha të lehta. Uluni si në shtëpinë tuaj. Mirë qenka shtëpia.
Kryefamiljari: Shtëpia tjetër është e dëmtuar.
Rama: Si shtëpia jote nuk ka, por kjo është e përkohshme, do ua bëjmë atë tjetrën më të mirë se ç'e kishit. Nga maji do të dalim në terren të ndërtojmë shtëpitë. Angazhimi është që vitin e ri t'i mblidhni të gjithë te shtëpia e re.

Në familjen e madhe të mbushur me nipër e mbesa, Rama ndau edhe një batutë me një të ri që pas tërmetit të 26 nëntorit ndodhej në çadër me prindërit e tij dhe me vajzën që sapo ishte fejuar. "Ishte baba me nonën dhe çuni kishte marrë Xhulietën e vet dhe e kishin ndarë çadrën me krevat. Ç'a të bjë unë tha u fejova sa ra tërmeti nuk mund të pres shtëpinë...tërmet mrena", tha Rama.

Kreu i qeverisë tha se shtëpitë e reja do të bëhën anti-sizmike, duke thënë se në to kursehet energjia në masën 30%, sepse ke më pak nevojë për të përdorur ngrohtje, për shkak se janë të ngrohta në dimër dhe të freskëta në verë. "Do t’i bëjmë me çelikKanë 70 vjet garanci, vetëm çfarë mund të lyhesh ndonjë gjë. Nuk ka nevojë për riparime, edhe erën e përballojnë shumë mirë. Edhe muret i kanë të izoluara, kështu që nëse ka tërmet në ndonjë dhomë nuk dëgjohet nga dhoma tjetër", tha Rama.

Në Bashkinë e Shijakut janë 597 familje që trajtohen nga granti i bonusit të qerasë.

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?