Kurti s’e priti në takim, Rama: Nuk shkova për t’u martuar me të, nuk ndihem i fyer! Kam për borxh ta ftoj në takimin informal me BE në Tiranë

7 Korrik 2023, 16:38| Përditesimi: 7 Korrik 2023, 17:52

  • Share

PODGORICË- Takimi që nuk u realizua mes Kryeministrit Edi Rama dhe atij Albin Kurti në Prishtinë, vodhi vëmendjen e konferencës në Podgoricë, ku kreu i qeverisë shqiptare u shfaq krah Dritan Abazoviçit. Fakti që Kurti nuk pranoi ta takonte Ramën ishte kryeqendër e pyetjeve se gazetarëve, ndërsa kryeministri shqiptar mbajti të njëjtën qëndrim, duke thënë se nuk interpreton qëndrimet e Kurtit.

Me ironi, Rama u shpreh se nuk shkoi për t’u martuar me Kurtin në Prishtinë, e për këtë arsye nuk ndihet i ofenduar se dhëndri nuk doli të priste nusen. Ai theksoi edhe njëherë se nuk ka asnjë personale me Kurtin, por nuk bien dakord për politikat që ky i fundit po ndjek.

“Unë nuk shkova në Prishtinë për t’u martuar me Albinin dhe nuk ndihem i fyer si një dhëndër që nusja nuk doli në takim. Shkova në Prishtinë si këtu, e pastaj në Beograd. Në mënyrën më absolute s’kam asnjë problem personal e aq më pak problem institucionet me kryeministrin e Kosovës. Kam qëndrime të kundërta me një situatë të caktuar”, tha Rama.

Ndalur në situatën në veri të Kosovës, Rama tha se duhet gjetur rruga e dialogut dhe të zgjidhet situata, pasi Ballkani nuk ka nevojë për heronj të rinj, duke thumbuar sërish Kurtin. Kryeministri thotë se nuk është koha për t’u futur në institucione e për t’i kthyer në kulla, referuar këtu ndërhyrjes se policisë së Kosovës për të futur në komunat në veri kryetarët e rinj të zgjedhur, veprim që solli edhe trazirat në veri.

“Për të luftuar me fantazmat e sëkaluarës, për të admiruar Oso Kukën kur na e tregojnë, por jo ta bëjmë nga e para. Të futemi në kulla e të bllokohemi, e ti kthejmë institucionet në kulla. Po të ishte se do na nxirrte në ndonjë shteg dhe do kishim ndonjë gjë që bota se s’do na e jepte, por të sakrifikojmë kohë dhe jetë njerëzish për histori absurde është e papranueshme”, tha Rama.

Ndërkohë, Rama tha se Kurti do të jetë i ftuar në takimin informal që do tëmbahet me miqtë e BE-së para më 17 korrik në Tiranë. Rama tha se është e drejta  ekurtit që të mos vijë, por takim pa të s’mund të ketë.

“Sa për takimin e Tiranës është i ftuar... Larg qoftë të kindnapoj kryeministrin e Kosovës dhe të futëm në listën e atyre. Unë me zor se marri dot në Tiranë. Takim me kryeministrat pa të nuk ka! Është e drejta e tij mos të vijë.”- thotë Rama.

Ai përgënjeshtroi sërish deklratën e kryeparlamentarit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili tha dje se draft asociacioni i hartuar nga qeveria e Shqipërisë kishte elementë të autonomisë serbe. Rama tha se gjatë takimit ata nuk kanë folur fare për draft asociacionin dhe se sipas tij, Konjufca e tha atë deklaratë pasi ashtu e ka mësuar Kurti.

"Glauku s’di ca është drafti, se ca duhet të thotë para kamerave pasi është konsultuar me Albinin. Kështu funksionin demokracia në Kosovë dhe unë e respektoj se kështu thotë albini, se është vendi me demokratik në Ballkan", tha Rama. 

Pas takimit, kryeministri i Malit të Zi Abazoviç, është shprehur se qëllimi i përbashkët i qeverive në rajon është paqja.

“Qëllimi është që bashkë të investojmë në përpjekje për deeskalimin e situatës në Rajon. Pozita e Malit të ZI është e qartë. Ne nuk mbështesim asnjë lloj agresiviteti”, tha Abazoviç.

Takimi informal para samitit të Procesit të Berlinit do të mbahet në Tiranë më 17 Korrik. 

Ora 17:08
Rama: 3 vendet që nuk u përfshinë, nuk përfituan nga lehtësirat e Ballkanit të Hapur

 

Kryeministri Edi Rama tha nga Podgorica se Ballkani i Hapur ka krijuar lehtësira për vendet që u përfshinë, ndërsa 3 vendet që nuk pranuan të merrnin pjesë nuk kanë përfituar lehtësirat në eksporte dhe importe. Kreu i qeverise u shpreh se kjo nismë i ka afruar edhe më shumë.

Tre nga 6 nuk u përfshinë edhe dëmtuan veten e tyre, nuk përfituan nga ato që përfituan tre të tjerët.  Sipërmarrja boshnjake iu kërkon Ballkanin e hapur, për arsyen se iu dha mundësi këtyre tre vendeve që të jetësojnë disa marrëveshje që duhet të ishin jetësuar me Berlinin, por u tërhoqën zvarrë. Ca kanë përfituar mund të pyesin, mund ti referoheni shifrat e eksportit dhe importit se është bërë më e lehtë të lëvizësh me barrierat tarifore, 3 palë certifikata, 3 palë dokumente fito sanitar për domatet e zarzavatet. Domatet pa Ballkanin e hapur kur nisen nga Saranda dhe shkojnë në Bosnjë arrijnë salcë. Kështu që ka shumë të tjera, por s’dua të zgjatem. Ballkani i hapur na ka ndihmuar për t’u afruar me njëri-tjetrin. Aliahmeti e përkufizon Ballkanin e hapur si nismën më të dobishme të paqes në Ballkanin Perëndimor.

Ora 17:08
Rama krah Abazoviçit 'thumbon' Kurtin: S’kemi nevojë për heronj të rinj në Ballkan

 

Kryeministri Edi Rama, nga Podgorica theksoi në fjalën e tij se ai dhe Abazoviç janë të gatshëm t’i kundërvihen çdo lloj konflikti në rajon, pasi Ballkani Perëndimor shtoi ai ka nevojë për inovacion e zhvillim. Rama tha se nuk kanë nevojë për heronj të rinj në Ballkan. 

“Çdo gjë që provokon sherr dhe ushqen konflikt në rajonin tonë, ngado që të vijë për ne është problem dhe ne nuk jemi në asnjë mënyrë të gatshëm të bëhemi pjesë, por përkundrazi do i kundërvihemi. Duam një paqe që të funksionojë për njerëzit dhe që ata të kenë më shumë shanse, mundësi, punë e të ardhura dhe jo më shumë përralla e historia heroizmash.

Ne nuk kemi nevojë për heronj të rinj në rajonin tonë, por modele të reja që frymëzojnë të tërë se si të jemi më inovativë, efiçentë, si t’i forcojmë ekonomitë tona, të rrisim aftësitë e njerëzve tanë për të përballuar një botë që bëhet gjithnjë e më vështirë e komplekse.”

Ora 17:06
Konjufca tha se drafti për asociacionin ka elementë të autonomisë së serbëve, Rama: Ai nuk e ka lexuar, deklaroi çfarë i ka mësuar Kurti

 

Kryeministri Edi Rama ka përgënjeshtruar edhe njëherë deklaratën e kryeparlamentarit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili tha dje se draft asociacioni i hartuar nga qeveria e Shqipërisë kishte elementë të autonomisë serbe. Rama tha se gjatë takimit ata nuk kanë folur fare për draft asociacionin dhe se sipas tij, Konjufca e tha atë deklaratë pasi ashtu e ka mësuar Kurti.

"Unë me Glukun kemi pas një bisedë fantastike, unë flisja Glauku qeshte. S’kam folur asnjë fjalë për draftin. Asnjë fjalë. Por, pse i tha Glauku ato jashtë, pyesin albinin që nuk ishte në takim, jo Glaukun që ishte në takim. Glauku s’di ca është drafti, si ca duhet të thotë para kamerave pasi është konsultuar me Albinin. Kështu funksionin demokracia në Kosovë dhe unë e respektoj se kështu thotë albini, se është vendi me demokratik në Ballkan", tha Rama. 

Ora 17:00
Rama: Albini është në botë tjetër tani, unë jam në tjetër! E pres në takimin në Tiranë, po larg qoftë ta marr me zor e ta kindnapoj

 

Kryeministri Rama ka folur edhe njëherë për vizitën e tij në Kosovë. Ai ri përsëriti edhe njëherë ftesën e Kurtit në Tiranë në tetor në Procesin e Berlinit.

“Të siguroj që me Glauk Konjufcën kam kaluar aq mirë sa nuk i kam bërë asnjë lëndim. S’ankohet dot për lëndim. Unë nuk dola i lënduar nga Glaukun, por i energjizuar pozitivisht. Sepse Glauku tha të tjera gjëra jashtë dhe të tjera brenda, pyesni atë. Po më mirë pyesni Albinin,. Unë kam bërë çmos deri në minutën e fundit për ta takuar. Ai është në tjetër botë në këtë moment, unë jam në tjetër. Unë e repsketoj gjithsesi. Kjo bota ku jam unë është më e madhe se Albini, sepse unë jam me ndërkombëtarët ai është i izoluar. Secili duhet respektuar në hallin e tij. Sa për takimin e Tiranës është i ftuar... Larg qoftë të kindnapoj kryeministrin e Kosovës dhe të futëm në listën e atyre. Unë me zor se marri dot në Tiranë. Takim me kryeministrat pa të nuk ka! Është e drejta e tij mos të vijë.”- thotë Rama.

Ora 16:48
Rama nga Podgorica: Është koha të jemi bashkë, jo të kthejmë institucionet në kulla dhe të ngujohemi

 

Nga Podgorica, Kryeministri Edi Rama foli për situatën në veri të Kosovës. Rama tha se është koha që rajoni të jetë bashkë dhe të ecim para, dhe jo të kthehen institucionet në kulla. Referuar këtu situatës në veri, ku kryetarët e rinj të zgjedhur u futën në ndërtesat e komunës me ndihmën e policisë, veprim që solli edhe trazirat në veri.

Situatë absurde si në veri. Është një kohë që duhet të jemi sa më shumë bashkë, duhet të zgjerojmë hapësirat e veprimit. Jemi ekonomia shumë të vogla. Jemi shumë më larg BE se të bashkuar. Ne vërtetë flasim gjuhë të ndryshme, por edhe nga pyetjet e gazetarëve duket sikur jetojnë të gjithë në një sofër. Të gjithë jemi pjesë e së njëjtës mendësi. Për të luftuar me fantazmat e sëkaluarës, për të admiruar Oso Kukën kur na e tregojnë, por jo ta bëjmë nga e para. Të futemi në kulla e të bllokohemi, e ti kthejmë institucionet në kulla. Po të ishte se do na nxirrte në ndonjë shteg dhe do kishim ndonjë gjë që bota se s’do na e jepte, por të sakrifikojmë kohë dhe jetë njerëzish për histori absurde është e papranueshme. Shikoni malin e zi, dukej si fuçi baruti para pak kohësh, ja ku është sot një vend ku ka qetësi dhe ka një paqe të brendshme se janë sistemuar disa gjëra që dukeshin se ishin të pasistemueshme kurrë. Minimumi i është rritur turizmi.

Ora 16:44
A ka hequr dorë nga Ballkani i Hapur? Rama: S’është kompania ime, unë dhashë opinionin tim! Me teoritë konpiracioniste haluçiante kanë dëmtuar Procesi i Berlinit

 

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar njëherë se Ballkani i Hapur ka dhënë misionin e tij por nuk e ka ndalur misionin. Rama thotë se e tha në këtë moment mendimin e tij për këtë nismë të sukesshme duke qenë se me anë të “teorive konspirative”, kanë dëmtuar edhe imazhin e Procesit të Berlinit.

“Së pari Ballkani i Hapur, nuk është kompania ime private që unë e hapa dhe unë e mbyll. Ballkani i Hapur është nismë e përbashkët e disa vendeve ku unë pata privilegjin të jem pjesë.

Unë thjesht kam shprehur opinionin tim, që Ballkani i Hapur e ka shprehur misionin e vet por nuk e imagjinoj që procese e nisma të konsoliduar do ndalojnë të gjitha. Nuk është kompania ime. Unë kam shprehur opinionin tim. Dhe pse në këtë moment? Sepse duke ju kundërvënë Ballkanit të Hapur me teori konspirative haluçiante, ata kanë dëmtuar Procesin e Berlinit dhe kanë ndikuar në vende të ndryshme për një nismë që ka pasur një virtyt të frytshëm.

Po ashtu kemi thënë që kur ne kemi firmosur në Berlin, ne që ishim pjesë e Open Balkan kemi bërë firmë teatrale se kemi firmosur dhe më parë. Thënë këto ne duhet të përqendrohemi te Procesi i Berlinit tani, sepse kemi mundësinë historike të futjes në proces të një plani financimi nga BE për rajonin për të cilën duhet të përpiqemi të gjithë bashkë.”- thotë Rama.

Juve e doni e mren o jashtë, po mund të jesh dhe mren dhe jashtë. Nuk është kompani. Unë kam opinion tim, por duhet t’i ballafaqojmë këto opinione me të tjerët. S’është as kamion. Ka 72 nisma të tjera në rajon. Sa më shumë ti numërosh aq më shumë të vjen të ikësh me vrap. Askush s’merret me to, merren me Ballkanin e Hapur. Duhet të fokusohemi te Procesi i Berlinit. Por Ballkani i hapur ka hapur panairin e verërave, ta mbyllim atë tani?  

Më thanë në Sarajevë që ua kërkojnë të gjithë sipërmarrësit Ballkanin e Hapur.

Ora 16:30
Rama në Mal të Zi: Dritani është i rrallë, e sheh politikën si qytetar jo si përfaqësues etnie! Folëm për Procesin e Berlinit dhe samitin e NATO-s

 

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një konferencë me homologun e Malit të Zi, ku tha se fokusi ishte Procesi i Berlinit dhe Samitin e NATO-s. Po ashtu ra në sy vlerësimi gjthnjë e më shumë në rritje të Ramës për Abazoviçin.

“Ishte kënaqësi jo vetëm se kështu e kërkon diplomacia por se sa herë takohem me Abazoviç është kënaqësi shumë e veçantë sepse Dritani është ndër të paktët që në këtë lagjen tonë në zemër të Evropës e sheh politikën si qytetar dhe jo si përfaqësues i një etnie. Kjo është e rrallë dhe e çmuar. Dsktuam për Procesin e Berlinit dhe samiti i ardhshëm i NATO-s. Ky samit, ku Shqipëria dhe Mali i Zi janë së bashku anëtarë të NATO-s.”-thotë Rama.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 08/07/2023 03:24

    Z.Rama,me G.Konjufcen mund te mos keni diskutuar gje,por kjo nuk do te thote qe Glauku ose Albini nuk e kane lexuar draftin dhe tani jane ne te drejten e tyre te japin opinion.Mire do te ishte qe keti draft t'ia benit te njohur permbajtjen per gjithe shqiptaret nga te dyja anet e kufirit,qe t'a vendosin ata kush ka te drejte,jo t'jua jepnit vetem francezeve e gjermaneve.

    Përgjigju
  • Ilo: 07/07/2023 21:22

    Ky e ndriti fare me Vicin e serbeve. Tradhtar...

    Përgjigju
  • Arbëri: 07/07/2023 20:39

    Ti je një M.. i madhë antishqiptarë…!!

    Përgjigju
  • Ani: 07/07/2023 19:34

    Shpresojm qe kjo gje te mbaroj sa me par

    Përgjigju
  • Beni: 07/07/2023 19:27

    Rama po e mbeshtet shume Kosoven

    Përgjigju
    • O beni: 07/07/2023 20:36

      Ty ta qika gruan drejtori

  • Titi: 07/07/2023 19:26

    Ato qe nuk u perfshin nuk fitoj mese e drejt

    Përgjigju
  • Koli: 07/07/2023 17:36

    Ik ore megaloman i Sorosit, Kryeminister i Shqiptareve ne mergim, e ke cdo indikator ekonomik pa lidhje e na ben pordha kot se kush eshte e kush nuk eshte lider I ballkanit. Albini sikur cdo dit te bej zgjedhje i fiton, ndersa ne Shqiperi ska mbet njeri te votoj. Ke dhe goj ti thuash marksist kur ti je nje komunist e kalu komunist, nje komunist i kamufluar si gjith kto elitat ne neoliberal.

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 07/07/2023 17:28

    Diaboliku dallkauk nuk ndalet ne urrejtjen perverse ndaj shumices se ndershme te Kosoves qe i kane dhene besimin ALBIN KURTIT....vazhdon traditen e krijuar nga paraardhesit e tij te aferm e te larget konkretisht te salihut,likes,pandushit,fatosit,ramizit,enverit dhe ahmetzogjit Irë. Ky kryeminister i marre,i korruptuar,hajdut,vrases dhe qe ka varferuar masivisht shqiptaret mburret si xhonglerist rajoni do te mund të qetësohet vetem kur te perqafoj bernabiqin-vuçiqin ne Beograd ku do i duket vetja "patriot" i madh qe i do te miren edhe fqinjeve. Hall te madh ka kryeministri yne dhe kerkon qe shqiptaret ta meshirojne ne fundin e tij qe po e pershpejton vete ky sociopat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?