Edi Rama dhe Ditmir Bushati në Kuvend

Rama nuk 'lëshon' Bushatin, i jep postin e rëndësishëm në OSBE

18 Shtator 2020, 18:51| Përditesimi: 18 Shtator 2020, 20:31

  • Share

TIRANË- Kryeministri Edi Rama si duket është penduar që e ka larguar ish-ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati nga të gjitha postet dhe me veprimin e fundit duket se ka vendosur që të afrojë marrëdhëniet me të.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Rama në cilësinë e  kryetarit të OSBE ka propozuar që Ditmir Bushatit t'i japë një post të rëndësishëm, atë të Komisionerit të Lirisë së Medias.

Kreu i qeverisë ka propozuar që Bushati të zëvendësojë Komisionerin e Lirisë së Medias, Harlem Desir, të cilit i ka mbaruar mandati.

Kujtojmë se marrëdhënia mes tyre pati krisje të mëdha që pas shpërthimit të këtij të fundit në Kuvend kur u largua edhe nga posti i ministrit të Jashtëm.

Pas kësaj Rama vendosi ta "ndëshkojë" duke e larguar atë dhe nga drejtues i qarkut të Shkodrës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare më 25 prill, e duke zhvendosur në vend të Ilir BeqajnNuk dihet ende nëse Bushati e ka pranuar propozimin, por ai pasi e kundërshtoi në parlament, kërkoi që ligji për Anti-shpifjen të çohej në komisionin e Venecias

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cesk: 19/09/2020 10:29

    Presidentin nuk votohet nga populli keshtu ai eshte i vendosur nga parlmenti dhe keshtu forcen e ka parlamenti dhe kurr prsidenti. Une votoj po.edhe sa ma shpjet

    Përgjigju
    • sheef: 19/09/2020 21:14

      presidenti nga unitet i kombit eshte bo pale politike athere perse duhet?

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?