Rama: Nuk ka shtim të gjobave për biznesin e vogël, pa taksa deri në 2029! Vetëm me këtë premtim rrimë në pushtet

9 Nëntor 2022, 11:19| Përditesimi: 9 Nëntor 2022, 12:03

  • Share

 

Në fjalën e tij në Kuvend, Kryeministri Rama, i ndalur tek biznesi i vogël, tha se nuk i është shtuar asnjë taksë, ndërsa drejtuar opozitës tha se nuk do të ketë asnjë shteg deri në 2029.

“Në fund dua të shtoj, se kemi një Paketë Fiskale me pak ndryshime, ku nuk është ndryshimi që ju të pafetë, pafytyrë, ua thatë atyre që merren me biznes të vogël. Ju i thatë që 10-fishohen gjobat për biznesin e vogël, që nuk është e vërtetë. Nuk i shtohet asnjë lloj barre, është aleati më i madh i kësaj qeveria, me zero taksa dhe me zero tatim fitim. Kështu do të jenë deri në vitin 2029. Ne jemi këtu në këtë vend për të vazhduar të mbështesim biznesin e vogël, jo vetëm duke mos i prekur taksat, por duke vazhduar t’i paguajmë pjesë më të madhe të energjisë elektrike. Ne kemi vendosur rritjen e penaliteteve për biznesin e madh. Ne jemi në anën e njerëzve të zakonshëm dhe jemi në anën e biznesit të vogël. E kemi rritur taksën e biznesit të madh, vazhdojmë të konfiskojmë metrat katrorë të babëzisë”, u shpreh kryeministri.  


Lajmi kryesor:

Kuvendi seancë maratonë për projektbuxhetin 2023! Rama: Ulim borxhin, rrisim ekonominë dhe mbrojmë familjet! PD: Buxheti i varfërisë dhe krizës


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?