Rama: Nuk e ndalim dot inflacionin e luftës! Mjafton një bombë bërthamore për të zhdukur brenda 30 minutash 45 mln njerëz

18 Tetor 2022, 18:00| Përditesimi: 18 Tetor 2022, 21:39

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama ka komentuar nga Përmeti luftën në Ukrainë duke thënë se nuk e ndalin dot inflacionin në një kohë kur cdo ditë diskutohet për mundësinë e një sulmi bërthamor.

“Nuk jemi në gjendje që ta perceptojmë deri në fund sesa thellë  kemi hyrë në epokën e kërcënimeve, ku po flitet për ditë për mundësinë e një lufte nukleare, një gjë e pakonceptueshme deri para se të hynte shkurti i këtij viti. Flitet sikur po bëhet një diskutim për një konflikt të zakonshëm. Ndërkohë mjafton një bombë bërthamore për të zhdukur brenda 30 minutash 45 milionë njerëz.

E them këtë sepse ne nuk jemi fatmirësisht në zonën e nxehtë ku lufta sjellë bomba, sjell vrasje, plagë të rënda, por nuk jemi as jashtë zonës së luftës sepse pasojat e saj na kanë prekur dhe na prekin përditë me inflacionin e luftës, me krizën e madhe të çmimeve të energjisë, të cilat mjaftojnë për ta futur të gjithë njerëzimin në një psikologji të rënduar, të cilës i shtohet edhe i gjithë helmi i përditshëm i mjeteve të komunikimit, ndërkohë që ajo që ne s’mund të bëjmë dot është të ndalojmë luftën. Ajo që nuk bëjmë dot është që ta eliminojmë inflacionin e luftës,”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama nga Përmeti: Amnistinë fiskale do të luftojmë ta miratojmë! S’i u bëkan kursimet e emigrantëve, prodhim krimi? Berisha ka gisht në akuzat për trafik organesh


A.M.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?