Rama: Nuk e imagjinoj që mos të jetë Kosova të mos jetë në Procesin e Berlinit që do mbahet në Tiranë! Kurti është i ftuar në takimin informal me miqtë e BE

6 Korrik 2023, 22:15| Përditesimi: 6 Korrik 2023, 23:00

  • Share

1688670870_ramahabitet.jpg

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama shprehet se nuk e imagjinon kurrë që Kosova të mos jetë pjesë e Procesit të Berlinit që do të mbahet në tetor në Tiranë. Ai thotë se Kurti do ketë një ftesë zyrtare për të marrë pjesë në takimin informal që do të mbahet sëshpejti në Tiranë me miqtë e BE.

“Nuk e imagjinoj dot kurrë që Kosova të mos jetë një nga 6 vendet në tetor. Jo vetëm kaq, tani është bërë puna e masave, gjermania, mbas kësaj vizite dy ditore kam parashikuar takim infomal me Brukselin për të fol për këtë. Albini është i ftuar të vijë në tiranë, të marrë pjesë në proces natyrisht, më vjen keq që nuk u takuam se do jetë i painformuar se për ca po flasim”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Nuk e priti në takim, Rama ironi nga Kosova: As në rini nuk i kam shkuar nga mbrapa një Xhuljete indiferente si Kurti, e mira është të flasim


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?