Kryeministri Edi Rama

Rama heq dorë nga replikat me qytetarët në rrjetet sociale: Keni keqkuptuar ndërhyrjen time

21 Mars 2022, 12:44| Përditesimi: 21 Mars 2022, 12:58

  • Share

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nga sot e tutje nuk do të replikojë më në rrjete sociale në komentues të ndryshëm që e akuzojnë apo e kritikojnë. Ky vendim ka ardhur sipas Ramës për shkak të një keqkuptimi të madh, i cili ka sqaruar se këto komente të tij janë parë si arrogancë, tallje, mungesë respekti, por thekson se kjo gjë nuk është e vërtetë.

Rama thotë se deri më tani ka menduar se komunikimi virtual me qytetarët një mënyrë për të dëgjuar zërin e qytetarëve, por është tërhequr, pasi sipas tij, qëllimi i vërtetë nuk është përthithur nga qytetarët ashtu si ka qenë në të vërtetë.

"Ndoshta jam unë gabim kur mendoj se hyrja në debat me komentues që flasin pa fakte, që shajnë e përqeshin informacionet reale, që shfryjnë mllefe e inate politike, vlen për të gjithë ndjekësit e kësaj faqeje. Prandaj edhe reagoj! 

Për mua është respekt ndaj njerëzve të zakonshëm që t'i kushtoj kohë dhe energji opinioneve të kujtdoqoftë këtu, duke shfrytëzuar mundësinë e këtij rrjeti social dhe duke i kushtuar individëve të panjohur e pa asnjë status publik, një vëmendje shumë më të madhe se sa politikanëve apo opinionistëve që e kanë për zanat sharjen, fabrikimin e "fakteve", shfryrjen e mllefeve. Po mbase jam unë gabim, përderisa disa këtu e shohin këtë përfshirje timen të drejtëpërdrejtë nëpër komente, si arrogancë, si karshillëk, si tallje e ku di unë çfarë tjetër. Për mua është krejt e kundërta, sepse një kryetar qeverie që nuk pyet për popullin, nuk respekton njerëzit apo aq më keq, tallet me opinionet e tyre, as nuk e merr kurrë mundimin të japë e të marrë me ta si i barabartë, siç bëj unë këtu prej kaq kohësh. Po ja që kjo përpjekje e imja ndeshet në një keqkuptim të madh nga ata që duan ta thonë atë që mendojnë, po nuk duan ta dëgjojnë të kundërtën nga unë, siç e dëgjoj unë prej tyre. 

Sot është mëse normale që të jemi të gjithë nën stresin e shtuar prej goditjes së luftës në Ukrainë mbi çmimet! Por është anormale ta mohojmë këtë fakt që e di tërë bota e prekur po njësoj, duke i kërkuar shkaqet e kësaj rritjeje kudo ku ato nuk janë. Po mbase jam unë krejt gabim që këmbëngul fort për të bindur me replika edhe ata që nuk duan të binden. Prandaj, shkurt fjala, duke u kërkuar ndjesë të tërë atyre që e kanë keqkuptuar ndërhyrjen time nëpër komente si mungesë respekti, ju informoj të gjithëve se nuk do të ndërhyj më. 

Që nga dita e parë në këtë detyrë kam bërë më të mirën time dhe do të vazhdoj ta bëj deri ditën e fundit në këtë detyrë. Më të mirën kam menduar edhe kur jam angazhuar drejtëpërdrejtë me komentuesit e kësaj faqeje, duke shfrytëzuar çdo kohë lëvizjeje me makinë apo në orë pushimi për të hyrë këtu e bashkëbiseduar. Kam pranuar edhe sfidën e sharjeve, mallkimeve, përqeshjeve e akuzave nga më absurdet, vetëm e vetëm në respekt të të gjithë atyre që hyjnë, lexojnë e komentojnë këtu. Hallall të gjitha, për mua jeni të tërë shqiptarë, njerëz, pjesëtarë të së njëjtës familje të madhe pavarësisht bindjeve e dasive. Unë jam ky që jam, njëri nga ju, njësoj si ju, me bindjet e me të metat e mia. 

Kam bërë e do të bëj çmos deri në fund t'ju mbroj nga fatkeqësitë natyrore, sic kam bërë e do të bëj deri në fund çmos për ta ngjitur këtë vend aty ku e meriton. Këtu jam dhe patjetër do të vazhdoj t'i ndjek komentet tuaja, por në heshtje, sepse shqetësimet tuaja janë ushqimi im me energji për të luftuar çdo ditë për ju. Përshëndetje të tërëve, sidomos atyre me të cilët kemi këmbyer replika dhe doni s'doni, në fund të fundit ju dua shumë që të gjithëve", shkruan Rama. 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Selami: 22/03/2022 13:48

    Për të bërë atë që ke premtuar në fillim je larguar fakti se korrupsioni në administratën publike vjen në rritje kjo tregon se qeveria nuk është në nivelin e duhur njerzit qe shërbejnë gjoja popullit janë ber ujqër vetëm gllaberoje për vete këtë e besoj në fakte po ta keroni

    Përgjigju
  • Jono: 22/03/2022 05:12

    Aman, vetem kete mos e bej. Bo bo po tani si do jetojme ne?

    Përgjigju
  • Qytetari: 22/03/2022 01:13

    Edo jane te shumte ata qe besojne tek ty.. Mos ndalo se te tjeret na cojne ne humnere,nuk kane as shpirt dhe aq me teper filozofi drejtuese..

    Përgjigju
  • Ervin: 21/03/2022 22:38

    Mire qe je gabim por ben sikur ste pelqen. Jo gabim por ne shkelje te ligjit sa nuk merret vesh nese flet me etike apo pellet! Ka nje ligj per etiken ne administrate dhe ben mire ta lexosh njehere dhe te kuptosh se individe qe sillen dhe komunikojne si puna jote as 24 ore smbahen ne zyre. Ndersa zotrote ke 24 vjet dhe nuk u poqe.

    Përgjigju
  • Faik: 21/03/2022 17:53

    5 Milion PULA té NGORDHURA té KRIMIT té ORGANIZUAR dhe SHTETI KURVÈ SHQIPTAR do NDÈRTOJ "VARREZÈ" pèr PULAT dhe SHPENDÈT e NGORDHURA !?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!! SHQIPÈRIA vetém 28 MIJÈ KM KATROR dhe NUK ka mè TOKA AS pèr tè MBJELLÈ GRURÈ dhe MISÈR , sepse e kanè mbushur me KULLA dhe NDÈRTIME SHTETI KRIMINAL 30 VJEÇAR nè bashkèpunim me MAFIEN e NDÈRTIMIT dhe KRIMIN e ORGANIZUAR !!! Tani do bèjnè edhe VARREZA pèr PULAT e NGORDHURA tè Agron Dukès dhe Armand Dukès !!! O ZOT NDIHMOJE SHQIPÈRINÈ dhe POPULLIN SHQIPTAR nga Politikanèt HAJDUTÉ , BANDITÈ dhe tè PAUDHÈ !! PO KAFSHÈT e NGORDHURA , apo SHPENDÈTe NGORDHURA , DIGJEN nèpèr FURRA tè VEÇANTA , O SHTET KRIMINEL ANTISHQIPTAR , sidomos kur kèto KAFSHÈ ose SHPENDÈ kanè NGORDHUR nga SÉMUNDJET . PO si NUK doli NJÈ SPECIALIST i Fushès ,dhe tju THOTÈ kètij SHTETI KRIMINEL qè kèto NUK duhen VARROSUR dhe GROPOSUR , por duhet tè DIGJEN , sepse neve SHQIPTARÈT kèshtu jemi mè tè SIGURT NDAJ SÈMUNDJEVE , PLUS qé KURSEJMÈ edhe TOKÉN qè èshtè e SHENJTÉ dhe ZOTI NUK na i ka dhénè me SHUMICÈ nè TERRITOR !!! O Ramé ZEZA dil dhe mblidh SPECIALISTAT e Fushès dhe MOS i GROPOS PULAT e NGORDHURA , sepse TURPI do té MBULOJ gjithè JETÈN , biles edhe mbasi MOS tè jesh mè nè kètè BOTÉ !!! KUJDES KUJDES KUJDES KUJDES KUJDES me PULAT e NGORDHURA , qè SHTETI i LESHIT po kèrkon tju BÈJÉ VARREZA dhe "PÈRKUJTIMORE" !!!!!!!!!!!!!!!! SHQIPÈRIA né RREZIK !!! POPULLI SHQIPTAR né RREZIK nga Politikanèt HAJDUTÈ dhe KRIMINELÉ !!!! ATDHEU dhe TOKA SHQIPTARE nè RREZIK nga BANDAT KRIMINALE qè kèrkojné "VARREZA" pèr PULAT me KANCER dhe VEZÈT me TUMOR !!!! !!!!

    Përgjigju
    • alfredi: 21/03/2022 22:22

      O Fiko o rrotë k..ri , o idiot me vulë PDje,o shpirt zi me fytyre kodoshi,o kanalist i ujrave të zeza që vetëm pleh e glasa pulash ke në mendimet tuaja, çfarë mendon ti se të jepet mundësia dhe mund të shkruash në këtë gazetë të nderuar pisllëqe të tilla pa fakte e përgjegjsi qytetare.Këtë tërheqje të kryeministrit ne këtë përballje e quan dobësi mor shantazhues i paskrupullt , nejse nuk je i vetëm në këtë linjë,ke edhe disa dhëmbë prishur të tjerë që ndajnë mendimet me ty , por siç dihet botërisht jeni pak e të mos themi shumë pak . Perkundrasi ne na u hoq një zë kulture ,një zë mirkuptimi ,inteligjence, një zë që përfaqson shumicën dhe ndërtimin e logjikshëm të një dialogu qeveri me popullin.Është një fat për ne që jemi bashkohës me një K.M.të tillë

    • JamKushJam: 21/03/2022 19:04

      Pirdh Faik, se lirohesh!!!!!

  • TEVEQEL KASAP RREXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 21/03/2022 14:54

    Edi Rama je burr i madh shteti je njeri me kultur e me një bagazh madhështor. Ti po punon me zemër e me drejtësi je një njeri që vjen nga një familje intelektualësh. Ti nuk je si Sali bajga hajdut, kriminel, spiuni Sërbit, psikopat pra me një fjal ti je si dita me natën me Sali bsjgën. Shumica e popullit Shqiptar të vlerson pakica që jan jashqitja e kombit Shqiptar jan kundra teje. Po kjo stë prish pun se shumica të do. Hec përpara gjigandi Shqipris në të sëmës shkofshin kok pa larët e shpellarët. RROFT SHQIPRIA E SHQIPTARËT E VËRTET.

    Përgjigju
    • JamKushJam: 21/03/2022 19:08

      Ramen kush ka tru (qe i perdor me llogjike, jo me emocione egoiste apo revanshe financiare) e kupton shum mire!!!! Sa per ato koke bagetie qe duan pushtet me dhune, dhe ankohen dhe per kohen, s'ka pse tu pergjigjet, te pergatitet si te sillet me keta bageti dhe te mos leshoj aspak pe ndaj tyre se dihet se c'ndodh me Liron, Salianjin, Dumen etj me rradhe!!!!! PS: Arber aq shume sa c'e permend Putinin/Vucicin zotrote duket qe i ke idhuj!!!!

    • Arbëri: 21/03/2022 16:44

      Zemra e tij e zez rrahë vetëm për putinin dhe vuçiçin o të verbuar

  • Dea: 21/03/2022 14:11

    Bravo zoti kryeminister!Falenderime pafund per punen e palodhur dhe te mire qe ju po beni per Shqiperine!Une besoj qe ju jeni ndryshimi per Shqiperine dhe mbeshtetja me e madhe per te rinjte!Respekte! ????????????????

    Përgjigju
  • Eldon: 21/03/2022 14:10

    Ti je nje nder kryeministrat qe je sprovuar si nga pandemia(covidi),termeti dhe tani ne keto kohe qe shtetet jane ne lufte.Gjithe keto gjera qe kane ndodhur ti i ke kaluar me sukses,duke punuar fort dhe jo duke "fjetur gjume" si disa qeveritare te tjere qe kane qene para jush!

    Përgjigju
  • Latif: 21/03/2022 14:09

    Bastard

    Përgjigju
    • Komentuese: 21/03/2022 16:37

      ????????????????????????????????????

  • Anisa: 21/03/2022 14:07

    Perpjekja per te bere me te miren eshte e dukshme.Nje nisme poziitive per Shqiperine????????Forca perpara????

    Përgjigju
  • Blerim: 21/03/2022 14:04

    Zoti Kryemininister,besoj se njerezit nuk e kane kuptuar mesazhin tuaj dhe per kete arsye po flasin gjera te paqena.Jam shume i sigurt qe nje mundesi e mire komunikimi eshte gjeja me e mire qe mund te bejme ne kto dite te veshtira.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?