Rama: Nuk do ketë pasoja administrative për atë që nuk bën vaksinën anti COVID! Ironi me Kryemadhin (VIDEO)

11 Janar 2021, 12:40| Përditesimi: 11 Janar 2021, 14:20

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nuk do të ketë pasoja administrative për personat që nuk do të bëjnë vaksinën anti-COVID.

“Vaksina nuk është e detyrueshme, nuk ka pasoja të asnjë natyre nga pikëpamja administrative për ata që nuk duan të vaksinohet. Nuk ka sesi të mendojnë që nuk do marrin shërbime nga e-Albania. Është shumë e këshillueshme, është arma asgjësuese e COVID, të tjera janë mbrojtëse, jo ofensive, se asgjeëson praktikisht rrezikun, por patjetër që ka njerëz që kanë mendjen e tyre, kanë çuna Facebook që me diplomë fale i druhen Bill Gate se do i marrë sekretet e filxhanit, ka fallxhore që i besojnë lidhje direkte me Zotin dhe konsiderojnë vaksinën një lojë të djallit.  Askush nuk penalizohet, mjekët dhe infermierët nuk kanë për të refuzuar sepse e dinë që kjo nuk është lojë. Kanë qarë për kolegët e tyre. Dhe nuk besoj se do të ketë. Nëse ka ndonjë mjek apo infermier që nuk do të vaksinohet sigurisht që nuk do të ketë pasoja”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: 975 doza Pfizer na u dhanë nga një vend mik i BE! Nuk do ketë pasoja administrative për atë që nuk bën vaksinën


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?