Nga e hëna i gjithë vendi i gjelbër, blindohen 6 bashki të kuqe! Rama njofton masat e reja: Fundjava njëlloj, një premtim për të rinjtë (HARTA)

8 Maj 2020, 13:02| Përditesimi: 8 Maj 2020, 17:07

  • Share

TIRANE-Kryeministri Edi Rama ka njoftuar lehtësimin e ri të masave. Duke filluar nga dita e hënë datë 11 maj me përjashtim të 6 bashkive, Tiranë, Durrës, Shkodër, Kurbin, Krujë dhe Fier, e gjitha pjesa tjetër e vendit do të jetë e gjelbër. Në 6 bashkitë që do të bëjnë përjashtim do të vijojë i njëjti regjim oraresh dhe rregullash të qarkullimit si deri tani, ndërsa këto zona do të blindohen me postblloqe dhe nuk do të lejohet hyrje-dalja e automjeteve të paautorizuara nga zona e gjelbër te e kuqja dhe e kundërta.

"Nga e hëna e ardhshme do të mbeten vetëm Zonat e Kuqe të përcaktuara në hartën bashkëngjitur, bashkitë Shkodër, Kurbin, Krujë, Durrës, Tiranë dhe Fier, ku do të vazhdojë i njëjti regjim oraresh lëvizjeje dhe rregullash të qarkullimit si deri tani. Këto zona do të blindohen me postblloqe dhe nuk do të lejohet hyrje-dalja e automjeteve të paautorizuara".

Pjesa tjetër e vendit, që do të jetë e gjelbër do të ketë mundësinë e lëvizjes ndërqytetase me automjet privat me një regjim orar që do të shtrihet deri në orën 21.00, pra që zgjatet nga 17:30 që ishte deri tani. Për zonën e gjelbër, në fuqi do të mbeten vetëm rregullat që ndalojnë grumbullimin e më shumë se pesë personave, aktivitetet kulturore e sportive të çdo lloji, transportin publik si edhe njësitë ekonomike ende të mbyllura.

"E gjithë pjesa tjetër e vendit do të jetë e gjelbër dhe qarkullimi ndërqytetas me automjet privat brenda gjithë kësaj pjese do të jetë i lirë, me një regjim orar që do të shtrihet deri në orën 21.00. Për këtë pjesë do të mbeten në fuqi vetëm rregullat që ndalojnë grumbullimin e më shumë se pesë personave, aktivitetet kulturore e sportive të çdo lloji, transportin publik si edhe njësitë ekonomike ende të mbyllura".

Kjo fundjavë do të jetë me të njëjtat rregulla si e kaluara, ndërsa kryeministri kishte një premtim për të rinjtë. "Këtë fundjavë njësoj si fundjavën e shkuar, në të gjithë vendin do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që kanë autorizim për punë dhe dalja e këmbësorëve do të bëhet me dy fasha: Deri në orën 09.30 vetëm pensionistët dhe nga ora 10.30 deri në 17.30 prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç. Nëse situata me numrat e të infektuarve dhe të të shtruarve në spital vazhdon të jetë e stabilizuar, kjo do të jetë fundjava e fundit me ndalim daljeje për vajzat e djemtë mbi 14 vjeç" shkruan Rama.

Harta me zonat e gjelbra dhe te kuqe

Komento

Komente

  • Adi: 08/05/2020 21:59

    Pse vetem makinat private i prishin pun. Po kjo pun esht si ti teket edi rames vares si cohet prej gjumi

    Përgjigju
  • pushti: 08/05/2020 15:31

    Epo me mire. Do ishte mire qe keto zona ti bllokonit pergjithmon se nuk i nevoiten pjeses tjeter te Shqiperise.

    Përgjigju
  • Ore: 08/05/2020 14:30

    Ky eshte idjot fare. Mire qe i mbyll zonat e kuqe po pse nuk e zgjat orarin, ca kuptimi ka. Ngele duke bere eksperimente nga enderrat qe shef naten. Na cave trapin na cave

    Përgjigju
  • O rama: 08/05/2020 14:12

    Po a the do lejohen makinat ne qe jemi ne shkoder ca problemi ka te levizim me makin brenda shkodres ? Hapiii se nuk man me ky popull mos e ekzagjerooo

    Përgjigju
  • aret: 08/05/2020 14:12

    cna e xnirrni ket surrat, nuk e shofim dot me.

    Përgjigju
  • Mondi: 08/05/2020 13:16

    Te lumte bytha edi me emergjenca e pandemira mbylle nje mandat. Gjete edhe alibi te pranushme per te mbuluar injorancen e ministra(e)ve te tu. Per portin e vlores jepe vete pergjigjen mos nxirr kukumjackat.Ato mbaji per vete si vlere e shtuar

    Përgjigju
  • Vucidoli: 08/05/2020 13:15

    Rrofte Birisha qe i bani shqiitaret njerez,Poshte Rama qe bret pret e vjedh shqiptaret.I ja mbyll ne dryn Birisha na dha liri paduri e arme me u mbrojt nga kamunistet dhe Edvin Mafis

    Përgjigju
    • Geri: 08/05/2020 15:23

      Te faleminderit per masat e duhura te marre ne kohen e luftes me koronen. Mileti yne, shqipot e pa din e pa iman, harrojne se sa vete jane percjelle te bota e pertejshme ne te gjithe globin. Ne, shqipot, nuk pyesim per asnje dhe i dijme gjerat me mire se te tjeret. Arroganca dhe mendjemadhesia=mendjeligesia jone nuk paska kufi!

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?