Kryeministri i Bavarisë mbërrin në Kryeministri

Rama s’do jetë në Kuvend! Pret kryeministrin e Bavarisë, rreth 40-vite pas ardhjes së Shtraus

13 Shkurt 2023, 15:13| Përditesimi: 13 Shkurt 2023, 16:36

  • Share

Në një kohë kur opozita e Sali Berishës do të vijojë 'revolucionin' para Kuvendit, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me kryeministrin e Bavaraisë, Markus Söder. Ky i fundit ka mbërritur në kryeministri.

Vizita e kryeministrit të Bavarisë, nënvizon Rama, vjen pothuajse 40 vite pas ardhjes misterioze në Shqipëri të legjendës së Unionit Kristian-Social gjerman, kryeministrit bavarez Franz Josef Strauss, i cili i hapi rrugën vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes RSSH-së dhe RFGJ-së, mikpresim sot në kryeministri pasardhësin e tij në krye të Shtetit të Lirë të Bavarisë, Markus Söder.

Në orën 17:00, kohë kur do të nisë Kuvendi dhe do të fillojë protesta e opozitës, do të zhvillohet konferenca për shtyp e kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit të Bavarisë, Markus Söder.

Lajm në përditësim...

Ora 16:17
VIDEO/ Takimi me Ramën, kryeministri i Bavarisë mbërrin në Kryeministri

Kryeministri i Bavarisë Markus Söder ka mbërritur në kryeministri. Ai do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama dhe më pas do të kenë edhe një konferencë për shtyp. Nga ana tjetër, opozita do jetë përballë Kuvendit në protestë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Joni: 13/02/2023 17:43

    Sa mire qe u firmos nje marreveshje

    Përgjigju
  • Genti: 13/02/2023 17:24

    Nje takim qe ka si synim zhvillim akoma me te mëtéjshëm te vendit tone.

    Përgjigju
  • Olsi: 13/02/2023 16:46

    Nje takim shume i rendesishem,qe tregon se mardheniet midis 2 vendeve vazhdojne te jene te pa lekundura.

    Përgjigju
  • Danke!: 13/02/2023 15:47

    Willkommen!

    Përgjigju
  • Emri: 13/02/2023 15:23

    Nese Edi RAMA arrin të fuse në BE shqiperine dhe të heqe vizat e punes me BE pra BE union , për mua Rama futet në 3 njerezit me te arrire si udheheqes se shqiperise ,Edu Rama Ismail Qemali dhe Gjergj KASTRIOTI, pra nese Rama si kryeminister arrin intergim në BE mban po aq sa pesha e Ismail Qemalit në shtet modernizimin e shqiperise , uroj që të kete ndonje projekt për fshatrat me asfaltim pasi 70% e shqiperise eshtë tokë mal dhe nese malet arrijne lidhen me rruge mirë time qytetet edhe populli do pasurohet (populli shtreses se ulet mesatare rurale)! RAMA për mua e meriton medaljen nese arrin ta fuse ne BE shqiperine 2023-2025! Dhe kete medalje do ja jape dhe historia dhe koha ! Shqiperia eshte EU eshte Evrope !

    Përgjigju
    • Mbiemri: 13/02/2023 17:02

      Prit mor burre se ska ardhur akoma 1 prilli...

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?