Kryeministri Edi Rama dhe kancelari gjerman Olaf Scholz

Rama niset sot drejt Gjermanisë, do nënshkruhen tre marrëveshje në Berlin për Ballkanin Perëndimor! Fokus edhe kriza energjetike

2 Nëntor 2022, 09:26| Përditesimi: 2 Nëntor 2022, 09:55

  • Share

Kryeministri Edi Rama do të niset ditën e sotme drejt Gjermanisë, pasi ditën e enjte, 3 Nëntor 2022, me ftesë të Kancelarit Gjerman Olaf Shcolz, do të mbahet në Kancelarinë Federale një takim në kuadër të procesit të Berlinit, për Ballkanin Perëndimor.

Liderët e Ballkanit Perëndimor do të nënshkruajnë tre marrëveshje, që do të jenë për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale. Një fokus në samit do të marrë edhe kriza energjetike.

Samiti do të nisë në orën 09:00, ndërsa përveç gjashtë liderëve të Ballkanit Perëndimor, pritet të marrë pjesë edhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen, si edhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alma: 02/11/2022 13:53

    Gjithmone ne te miren e shqiperise

    Përgjigju
  • Aldi: 02/11/2022 13:26

    Po normale se ftohet nga nderkombetaret per takime, jo si ai plera e pd qe eshte shpallur non grada nga te gjithe

    Përgjigju
  • Armand: 02/11/2022 11:22

    Duket robi qe punon, le te rrin kta horrat e saliut te lefin gjith diten se skan pun tjeter

    Përgjigju
  • Gimi: 02/11/2022 10:55

    Aman ishallante vi me lajme sa me te mira

    Përgjigju
  • klodi: 02/11/2022 10:51

    Nje situate e veshtire per te gjithe shtetet edhe ishallla merr zgjidhje

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 02/11/2022 10:18

    Ok E.Rama.Por,Saliu kërkond ta ahkarkoi nga detyra pse hipën në Avion,Pse Avioni ka krenar,pse pi KAFE në Avion,pse urinon..pse..pse..! -Herën tjetër KM E.Rama duhet ti marri leje Saliut kur shkon në WASHINGTON në KS OKB,Në Kremlin ai drejtues i OSBE(që Saliu nuk i pa në ëndërr se është faqezi non grata nga bota..!

    Përgjigju
  • turi: 02/11/2022 10:03

    rama iken per marveshje dhe saliu mban shenim sa lek ben fluturimi haahahahahh

    Përgjigju
  • latif: 02/11/2022 09:45

    Cdo dite nje takim i ri dhe keto takime bejne te mundur qe te diskutohen gjera ne favor te vendeve.Shpresoj shume qe te diskutohen gjera per te cilat kemi nevoje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?