Politikë

Rama nis ditën me pamje nga punimet e shkollës ‘Vaçe Zela’ në kryeqytet: Një tjetër shembëlltyrë e bindjes se Shqipëria është e ardhmja jonë

2 Qershor 2021, 08:48| Përditesimi: 2 Qershor 2021, 08:52

  • Share

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e pamjeve nga punimet e shkollës së re në kryeqytet, “Vaçe Zela”.

Përmes rrjetit të tij social Facebook, Rama uron një javë të mbarë, duke shkruar se kjo shkollë e re është një shëmbëlltyrë e bindjes se Shqipëria është e ardhmja jonë. Ai shtoi se gradualisht shkolla po merr formë për të pritur 1500 fëmijë.

Kryeministri videon nga pamjet e punimeve të shkollës së re e ka shoqëruar edhe me këngën e Vaçe Zelës, “Rrjedh në këngë e ligjërime”.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?