Rama: Nga sot në Tiranë filloi vaksinimi i mjekëve të Durrësit, Matit e Bulqizës paralelisht me të moshuarit

17 Shkurt 2021, 20:15| Përditesimi: 17 Shkurt 2021, 20:21

  • Share

1613589403_vaksinatemoshuarit.jpg

Këtë të mërkurë u vaksinuan kundër COVID 612 qytetarë. Mes të vaksinuarve në Tiranë, ishin dhe bluzat e bardha nga qytetet e Durrësit, Matit dhe Bulqizës.

Këtë e bëri të ditur kryeministri Edi Rama përmes një statusi në Facebook. Paralelisht me to, sot filloi dhe vaksinimi i banorëve të Shtëpisë së të Moshuarve dhe personelit të kujdestarëve të tyre.

Ndërkohë vetëm pak ditë më parë, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se në Tiranë do të bëhet vaksinimi i stafeve mjekësore të disa qyteteve si Durrës, Kavaja apo Elbasani deri në momentin që do të hapet një qendër vaksinimi dhe në këto qytete.

Postimi i Ramës:

Ashtu siç po bëhet realitet Rindërtimi i shtëpive, shkollave, qendrave shëndetësore e lagjeve të reja, çka askush nuk e besonte kur ra tërmeti shkatërrimtar, ashtu do të bëhet realitet Vaksinimi i krejt popullit, më shpejt se sa shumëkush mund ta mendojë sot.  *Tiranë, ku sot vaksinimi vazhdoi me bluzat e bardha të Durrësit, Matit, Bulqizës, si edhe me banorët e Shtëpisë së të Moshuarve e personelin e kujdestarëve të tyre

 


Lajmi kryesor:

Rama: Do vaksinojmë personalitete të moshuar, për 1 mijë persona në azile e mbyllim këtë javë! Brenda 14 muajsh përfundojmë procesin (VIDEO)


E.M./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?