Rama: Nga sot eliminojmë të tjera angari, kohë pritjeje e kosto të tepërta për qytetarët e subjektet që regjistrojnë mjete rrugore për herë të parë

24 Janar 2022, 08:20| Përditesimi: 24 Janar 2022, 08:53

  • Share

Duke nisur nga sot, 24 janar, do të ketë një procedure të re për regjistrimin e mjeteve rrugore për herë të parë, e cila do të eleminojë kohë prite e kosto të tepërta për qytetarët dhe subjektet. Këto lehtësira të cilat ofrohen nga DPSHTRR, u rikujtuan për qytetarët nga kryeministri Edi Rama i cili ka publikuar një video në rrjetet sociale, mbi përfitimet e këtij shërbimi. DPSHTRR njeh dokumentet e origjinës dhe dokumentet teknike në gjuhën angleze, dokumentet teknike nga prodhuesi nga vendet e BE ose sipas formatit të kodeve të Direktivave të KE si dhe të dhëna të fitimit të pronësisë sipas deklaratës doganore (DAV).

‘Eliminojmë të tjera angari, kohë pritjeje e kosto të tepërta për qytetarët e subjektet që regjistrojnë mjete rrugore për herë të parë! Heqim mbi 60 mijë praktika në vit që kërkonin përkthime e njehsime me origjinalin nga dokumentet në gjuhë të huaja!

I kursejmë qytetarëve mbi 300,000,000 Lekë në vit! Koha që do humbej në një vit do të ishte sa 1,250 ditë! Falë sistemeve të reja operative e informatike që garantojnë verifikim në kohë reale të të dhënave, si edhe në respekt të vizionit të e-qeverisjes e eliminimit të letrave, kostove dhe burokracive, nga data 24 Janar 2022, DPSHTRR njeh:

-Dokumentet e origjinës dhe dokumentet teknike në gjuhën angleze

-Dokumentet teknike nga prodhuesi nga vendet e BE ose sipas formatit të kodeve të Direktivave të KE

-Të dhëna të fitimit të pronësisë sipas deklaratës doganore (DAV)’- njofton Rama, me anë të një video.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?