Rama nga mbledhja me ministrat: 984 laboratorë për revolucionin dixhital brenda vitit 2024

5 Janar 2023, 12:07| Përditesimi: 5 Janar 2023, 12:08

  • Share

984 laboratorë ‘smart’ të ndërtohen brenda vitit 2024 është objektivi i qeverisë për atë që e quan revolucioni dixhital. Kryeministri Rama ka bërë me dije përmes një postimi në Facebook nga mbledhja me ministrat në Vilën 31 se brenda janarit do të startojë programi i kodifikimit për 1200 të rinj.

“Laboratorët smart dhe hyrja në mësimin e gjuhës digjitale qysh në klasën e parë do ta kthejnë hap pas hapi Shqipërinë në një hapësirë shembullore punësimi cilësor për të rinjtë, ndërkohë që programi i ri vjetor i Kodimit do t’u japë brenda një kohe të shkurtër të rinjve të përfshirë, çelësin për të hyrë tregun global online me paga të larta”, shkruan Rama.


Lajmi kryesor:

Rama 16 orë e 25 minuta mbledhje me ministrat: 2023 do ta bëjmë tërmet! Objektiv për këtë vit, të jemi pranë njerëzve në nevojë (VIDEO)


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?