Rama nga Korça: Berisha 'non grata' s'ka si të mos ketë lidhje me financimin rus të PD! Shpif dhe nxit njerëzit që të shkatërrojnë çdo gjë

1 Nëntor 2022, 18:35| Përditesimi: 1 Nëntor 2022, 22:02

  • Share

Nga Korça, kryeministri Edi Rama nuk ka hezituar  të përmendë financimet ruse në PD dhe lidhjet me Sali Berishën. Ndonëse ky i fundit është përpjekur që të thojë se nuk ka gisht dhe pretendon se i përfshirë është vetëm Lulzim Basha, Rama thotë se ish kryeministri i shpallur ‘non grata’ nuk ka si të mos ketë lidhje.

Duke iu referuar protestës së paralajmëruar nga Sali Berisha, Rama thotë se shpif për situatën aktuale dhe nxit njerëzit që të dalin për të shkatërruar çdo gjë. Kreu i qeverisë shprehet se po përpiqet që të ruajë qytetarët nga çmimi i energjisë, Berisha shfrytëzon momentin e vështirë psikologjik për të sulmuar.

“Pse e bëri PD që të pranojë financimin rus? Si shpjegohet nongrata e një ish-Presidenti që është takuar dhe respektuar nga Presidentët amerikanë, i një vendi të NATO-s nëse nuk ka lidhje me këtë që po them unë. Nuk ka as më të voglin diskutim. Shikoni si gjithë propaganda sot, zhvillohet në këtë linjë dhe se si njerëzve të cilët me të drejtë janë të shqetësuar për shkak të presionit financiar, nuk është e lehtë. Ne e kemi neutralizuar deri tani goditjen për çmimin e energjisë. E kemi mbajtur inflacionin më të ulët se gjithë vendet e rajonit. Si shpjegohet që kjo tani, përdoret kaq egërsisht duke u shoqëruar me shpifjet nga më ekstremet, për të shfrtytëzuar një moment të vështirë psikologjik, i treti në rradhë, për të nxitur njerëzit të dalin dhe të shkatërrojnë çdo gjë”, tha Rama.

Teksa i referohet opozitës si të zhytur në thesin e rublave ruse, Rama thotë se Rusia financoi PD për të rrëzuar PS nga qeveria. Ndër të tjera, Rama thotë se presidentit rus nuk i lindi në zemër të ndihmojë Bashën për inatin e tij, por pretendon se paratë janë vazhdimësi e kohës kur pushtetin e kishte PD. Rama thotë se Shqipëria është e ekspozuar ndaj bastit të Putin për të gjunjëzuar Europën me rritjen e çmimeve pas agresionit në Ukrainë, ndërsa kujtoi kohën kur përfaqësuesi i PD votoi pro rezolutës së Dick Marty rreth 11 vite më parë.

“Ky është basti që ka vënë Putini, të gjunjëzojë Evropën duke ngritur në këmbë njerëzit për arsye ekonomike, por në fakt duke shfrytëzuar sferën ekonomike për të futur në çorbën ruse të ardhmen e tyre. Më vjen shumë keq, por ne jemi të ekspozuar, sepse ajo që quhet sot opozita e Shqipërisë është e zhytur ne thesin e rublave ruse. Për këtë ne nuk kemi nevojë të analizojmë, sepse kemi faktin, një fakt botërisht të konfirmuar. E kishim faktin para zgjedhjeve që rusët kanë paguar PD me gjysmë milioni dollarë për të rrëzuar PS nga qeveria.

Doli dhe çfarë u tha, u tha që kjo është një përralle e Edvinit me Sorosin. Mirëpo çfarë rezultoi para pak muajsh, që na paska qenë e vërtetë dhe ka qenë aq e vërtetë saqë figuron në raporton e CIA-s. Për cfarë duhet të paguajnë për PD? Për çfarë? Ju lindi në zemër që të ndihmojë Lulin, për inatin tim, po pse? Këtu tani shumë natyrshëm nuk kemi si të mos shikojmë që ato para nuk janë një rrufe në qiell të pastër, janë një vazhdimësi e një kohe kur PD në pushtet dërgon njerëz në KiE Për të bashkuar votat me delegacionin e partisë së Putinit për të aprovuar një rezolutë që turpëron Shqipërinë” tha Rama.

Pak kohë më pare u zbulua një raport i Inteligjencës amerikane, sipas të cilit Partia Demokratike kur drejtohej nga Lulzim Basha në vitin 2017, ka përfituar financim 500 mijë dollarë nga Rusia.

Ora 17:08
Rama nga Korça: Të rinjtë e vetëpunësuar në tregun online nuk e thonë sa fitojnë! Kanë frikë nga 'Tatimet'! Po bëjmë gati ligjin për nomadët digjitalë (VIDEO)

Në takim me të rinjtë e Korçës që janë të vetëpunësuar në tregun online, kreu i qeverisë Edi Rama është shprehur se ndodh shpesh herë që të mos deklarohen shumat e fituara për shkak të frikës nga Drejtoria e Tatimeve. Për këtë arsye, kryeministri u shpreh se qeveria po punon për përpilimin e një projektligji që do të rregullonte pjesën legjislative për ata të cilët i quajti “nomadë digjitalë”.

Ndër të tjera u shpreh se teknologjia po i krijon të rinjve mundësi punësimi pa lëvizur nga Shqipëria.

“Fitojnë aq sa kanë frikë se i kap drejtoria e Tatimeve të Korçës, nuk kemi ende një legjislacion të rregulluar për ata, po bëjmë ligjin për nomadët digjitalë. Teknologjia të jep mundësinë që pa lëvizur nga vendi, mjafton të kesh një lidhje internet dhe një kompjuter dhe të punosh në gjithë botën. Them për ju që i kapni shpejt, sepse unë me Nikon jemi të djegur në këtë pjesë, nuk ka njeri që na i fut kodimin”, tha Rama.

Ora 16:55
Fitojnë deri në 4 mijë dollarë në muaj me punë online, e reja nga Korça: Na bënë meme! Harruan që flemë 2 orë! Rama: Tani do ju quajnë patronazhistë

 

Në një takim me të rinjtë në Korçë, një vajzë, Vojsava, që është e vetëpunësuar në tregun online si ‘content creator’ ka kujtuar deklaratën e vitit të kaluar duke thënë se u bënë meme për shifrat që fitojnë, por kishte diçka që nuk i pëlqente. Para Ramës u shpreh se kanë harruar të kujtojnë se bëjnë vetëm 2 orë gjumë për të fituar të ardhurat dhe u shpreh se jo të gjithë marrin deri në 4 mijë euro në muaj.

Ndërsa kryeministri iu përgjigj duke i thënë se mund të marrin edhe më shumë se aq por nuk ka pse të shqetësohet kur arrin suksesin. Duke qeshur u shpreh se pasi u bënë meme, tani do të cilësohen si patronazhistë, gjë që Vojsavës duket se nuk i pëlqen.

Pjesë nga biseda

Vojsava: Ndoshta e kam nisur pak më vonë se një pjesë këtu që punon si freelancer por vjet ne përfunduam si meme se të rinjtë e Korcës bëjnë 1-4 mijë dollarë. Kanë harruar të përmendin punën që bëjmë ne. Ndoshta bëjmë vetëm 2 orë gjumë për ato të ardhura. Mundësitë për punën online tregojnë se sa kohë dëshiron të harxhosh e sa të fitosh në fund të muajit.

Rama: Ju duhet të kuptoni që në Shqipëri, Konica thoshte ‘Të falin çdo gjë përveç suksesit’, kështu që kur bën sukses, duhet të pranosh që nuk të fal njeri dhe gjatë gjithë kohës do të jesh nën sulm. Meqë këtu isha unë viktima kryesore se nisën të më tallin të gjithë se nuk është në vete, mora Sotiraqin e i thashë të bëjmë një video me këta e t’i nxjerrim. U mundua por tha se nuk duan të dalin se kanë frikë. Mos u qani se u bëtë meme. Tani do të thonë patronazhiste.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Foni: 02/11/2022 10:01

    Kur injorance te kap koke e kembe njekshu si ky kryepyka e ka fytyren. Nuk eshte Sala jo. Ishim mesuar me dambllallekun Berishian. Por qenka semundje tipike komuniste. E ka kap ket birin fundit te komunizmit dhe nuk e leshon budallalleku.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?